Sigurimi i tokës të bëhet me ligj, shpëton fermerët nga falimentimi! Kreu i agrobiznesit për Report Tv: Shteti të jetë garant, të marrë një pjesë të kostos

Përmbytjet e fundit sollën edhe një herë në vëmendjen e kompanive të sigurimit dhe jo vetëm nevojën për ta bërë të detyrueshëm sigurimin, për pronën, jetën por edhe për biznesin.  Si një nga kategoritë më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, fermerët duhet të sigurohen që të shmangin në rastin më të keq falimentin thotë kreu i agrobiznesit Agim Rrapaj.

“Unë them që ka ardhur koha dhe kaluar për të siguruar tokat dhe gjithë asetet nga përmbytjet, tërmetet, zjarret dhe të gjitha fuqitë madhore, me të cilat po përballemi herë pas here. Jemi në kohën e duhur që të bindim fermerin që të bëjë sigurimet. Siguracioni është një proces që shmang falimentin e fermerëve në situata të tilla fatkeqësish”, sqaron Rrapaj.

Rrapaj thotë se fermerët ndjekin politikën e kursimit dhe jo të sigurimit, për shkak se nuk kanë shumë siguri për përfitimin nga ai, por sipas tij nëse kjo bëhet me ligj dhe kriteret janë të qarta edhe ata do të shkonin drejt kësaj kulture.

“Psikologjia e kursimit vjen për shkak se ai duhet të kursejë çdo qindarkë që të dali me kursim, fermeri ka zgjedhur ku do të kursej dhe ka zgjedhur edhe mos-sigurimin, që është jo e saktë, jo efektive dhe eficente nga pikëpamja ekonomike. Ne nuk kemi një ligj për sigurimet dhe fermeri është i pasigurt për efektin e parave që do të paguaj tek shoqëritë e sigurimit. Fermeri duke qenë i trembur që nuk plotëson të gjitha kriteret që duhen për sigurimin ai vendos të mos e bëj sigurimin. Në radhë të parë jemi të detyruar që të bëjmë ligjin për sigurimet, më pas të fusim një garantues që mund të jetë shteti, institucion financiar dhe elementi i tretë është përshkrimi i plotë se çfarë fiton fermeri nëse sigurohet”, shprehet Rrapaj.

Sa i takon primit të sigurimit, pra vlerën që do paguaj fermeri për të siguruar pronën, ai duhet të jetë e ndryshueshëm në varësi të subjektit.

“Është një proces negociatash dhe nuk mund të ketë një prim të përgjithshëm por të përcaktohet rast pas rasti që ka secili fermer”, tha ai.

Deri në nëntor 2020 ishin vetëm 1302 kontrata të reja për mbrojtjen e pronës nga forcat e natyrës, krahasuar me janar-nëntor 2019. Konkretisht nga 41.480 kontrata në 2019 në 42.782 kontrata në 11 muajit e vitit të kaluar. Ndërsa në 11 muajit e vitit të kaluar vlera e primit të paguar për këtë sigurim ishte 1.1 miliardë lekë me një rritje të lehtë krahasuar me 2019.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja