TIRANË, 8 Tetor /ATSH/ - Këshilli i Ministrave mori sot vendim për sigurimin e jetës së ushtarakëve të forcave të armatosura, që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit, për vitin 2014.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshilli i Minstrave:
VENDIM PËR SIGURIMIN E JETËS SË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, QË DËRGOHEN NË MISIONE USHTARAKE JASHTË VENDIT, PËR VITIN 2014
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, "Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit", të ndryshuar, dhe të shkronjës "c", të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, "Për prokurimin publik", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimeve "INSIG", sh.a., të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit, për vitin 2014.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe shoqëria e sigurimeve "INSIG", sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com