Siguronte viza turistike false për shtetas të huaj, ndalohet futbollisti, 2 në hetim

Siguronte viza turistike false për shtetas të huaj, ndalohet futbollisti, 2 në hetim

Futbollisti i klubit të futbollit Këlcyra, Yvan Zouzou, 21 vjeç, nga Bregu i Fildishtë, u arrestua nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Tiranë pas u siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, kundrejt parave, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian.

“Gjatë operacionit u ndalua shtetasi Yvan Zouzou, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. B., 27 vjeç, banues në Gjermani.  Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Yvan Zouzou siguronte viza të dyshuara të falsifikuara, kundrejt pagesës, për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, për të hyrë në Shqipëri, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve me vendet fqinje, për të kaluar më pas në shtetet e tjera të BE-së” , njoftoi policia. 

Policia ndërkohë ka në hetim dy të tjerë, bashkëpunëtorë të futbollistit, 43 dhe 27 vjeç, ky i fundit me banim në Gjermani. Hetuesit kanë dyshime edhe për të tjerë persona të përfshirë në skemë, ndërsa po punojnë për identifikimin e tyre.

SI.E./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)