Siklet dhe shqetësim! Nga se shkaktohet pagjumësia e verës dhe si ta shmangni

Siklet dhe shqetësim! Nga se shkaktohet pagjumësia e verës dhe si ta shmangni

Foto ilustruese

Gjatë muajve të verës, kur dita fillon e zgjatet dhe temperaturat tw ngrihen procesi i gjumit bëhet mjaft problematik dhe i pakëndshëm, pasi shpeshherë të arrish të flesh në një kohë kur çdo gjë vlon nga i nxehti është e pamundur.

Ndonëse duket sikur nuk mund ta zgjidhni në momentet e para ekspertët sugjerojnë disa mënyra qetësimi dhe stimulimi të gjumit të qetë edhe kur temperaturat jashtë janë shumë të larta.

Si të rregulloni gjumin?

Mbani një regjim strikt oraresh dhe kjo vlen për zgjimin, po ashtu edhe për kohën kur do të shkoni për të fjetur. Mundohuni të flini në të njejtat orare në shumicën e rasteve edhe nëse ndonjë nga netët mund të flini më pak.

Qëndroni të freskët

Gjatë natës mundohuni ta mbani temperaturën e dhomës të freskët në mënyrë që të mund të flini më qetë. Temperatura ideale për të fjetur rehat është 18 gradë Celcius.

Mësoni si të relaksoheni

Kur jeni të stresuar të tendosur e në ankth gjumi është procesi i fundit që ju shkon ndër mend. Relaksimi i plotë i trupit besohet se është mënyra më e mirë për të fjetur më shpejt dhe më gjatë. Mësoni si ta qetësoni jo vetëm trupin, por edhe të zbrazni mendjen nga mendimet negative.

Flini në errësirë

Kur të shtriheni për të fjetur eliminoni të gjithë burimet e dritës në dhomë. Sidomos kur drita është artificiale si televizori apo telefoni. Kjo vlen edhe për dritën natyrale të mëngjesit, pasi sipas ekspertëve orët më të mira të gjumit janë në mëngjes.

Zgjidhni çarçafët e duhur

Gjithnjë përdoni materiale të lehta në mënyrë që të flini më mirë. Këtu flasim për çarçafët, këllëfin e jastëkut dhe pizhamat me të cilat flini. Materialet e rehatshme si mëndafshi apo pambuku do e mbajnë temperaturën e trupit tuaj në normat e duhura dhe do ta bëjnë gjumin më të lehtë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille