“Sikur më thërriste ai zarfi”, Olsi Bylyku tregon se si u vodhi lekët prindërve

“Sikur më thërriste ai zarfi”, Olsi Bylyku tregon se si u vodhi lekët prindërve

Aktori Olsi Bylyku

Olsi Bylyku është një nga aktorët e humorit shqiptar më të ndjekur në rrjetet sociale. Ai ka qenë një nga të ftuarit në puntatën e fundit të “Xing me Ermalin” dhe ka treguar një histori që bëri për të qeshur të gjithë publikun.

“Para se të vinte viti i ri, 1 ose 2 muaj para kishim dasmë, do shkonte mami dhe babi. Ato kohë isha zënë me mamin dhe babin dhe më duheshin lekë që të dilja për vit të ri me shokët, dhe nuk ua kërkoja dot. Pashë unë që babi kishte lënë tek komodina zarfin me qokën që do bënte tek dasma.

E pashë një herë dhe thashë ‘Jo se s’je ai lloj çuni ti’. Por ai zarfi sikur më thërriste. E hapa, mora lekët dhe dola me çunat. Pas disa kohësh kishim ne një rast në shtëpi dhe erdhi ky personi që mori zarfin bosh.

I dha babit tim për qokë zarfin bosh. ‘Po ti je duke u tallur me mua zarfi bosh’, i tha babi im. ‘Po bosh ma dhe edhe ti’,  i tha ai. ‘Olsioniiiiii’, më thirri babi, këtu s’mbaj mend më,”- tregoi Bylyku dhe më pas të gjithë filluan të qeshnin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë