Sikur të mos mjaftonte mohimi i votës, por fëmijëve të emigrantëve që lindin jashtë ju heqin të drejtën e bonusit të lindjes

Sikur të mos mjaftonte mohimi i votës, por fëmijëve të emigrantëve që lindin jashtë ju heqin të drejtën e bonusit të lindjes

Foto ilustruese

Dy lajme kontradiktore në një javë: 

- I pari ishte se shqiptarët në gjashtë muaj ka sjellë rreth 444 milion euro në Shqipëri

- I dyti ishte që maxhoranca me propozim të Qeverisë ju heq të drejtën e bonusit të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Pra, lajmi i dytë është shenja e falënderimit që ka Qeveria shqiptare për kontributin e vazhdueshëm  që  i kanë dhënë emigrantët ekonominë shqiptare dhe familjarët tyre. Argumentimi i maxhorancës për këtë vendim është se: “Bonusi ka për qëllim për të rritur popullsinë në vend”. Në fakt ky vendim, përveç se është me siguri antikushtetues, sepse qytetarët  shqiptarë i trajton të pabarabartë dhe me dy standarde, dëshmon faktin sesi Qeveria shqiptare dhe politika vazhdojnë  të kenë një qasje të vazhdueshme dhe absurde  kundër emigrantëve, të cilët në 30 vitet e fundit janë kontribuuesit më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare duke tejkaluar disa herë edhe vetë buxhetin shtetëror. 

Përveç kësaj, ky vendim ka edhe diçka tjetër që bie me kundërshtim me vetë argumentimin e tyre për rritje të popullsisë. Pse e them këtë? Shumica e fëmijëve të emigrantëve që lind jashtë, në disa vende marrin me “ius solis” shtetësinë e vendi ku kanë lindur dhe në disa raste të tjera e fitojnë me naturalizim.

Pra, do të thotë se këto fëmijë po të duan kanë të gjitha mundësitë të mos zgjedhin fare shtetësinë shqiptare ose pasaportën shqiptare, por këtë e bëjnë për ndjesisë që ju jep lidhja me përkatësinë kombëtare dhe të qenit shqiptarë! Me një sjellje të tillë Qeveria i përbuz fëmijët e emigrantëve në vend që të bëj politika “patriotike” për t’i afruar ata me Atdheun dhe të identifikohen me institucionet e  Shtetit amë.

Me gjithë këtë sjelle antikushtetuese të Qeverisë shqiptare që në fakt i bie t’i paguaj bonuset e lindjeve të emigrantëve me paratë që sjellin prindërit e tyre duke kontribuar në ekonominë e vendit, emigrantët vazhdojnë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në Shqipëri dhe t’i pajisin rregullisht me pasaportë shqiptare duke kontribuar përsëri në buxhetin e shtetit. Në kontributin e emigrantëve nuk duhet të mohojmë as faktin se shumë prej tyre kanë derdhur rregullisht kontributet shoqërore duke bërë kështu që sistemi i pensioneve për të moshuarit të jetë thuajse i garantuar. Fëmijët e emigrantëve edhe pse janë shtetas shqiptar me të drejtë të plotë ju mohohet e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur si dhe po ashtu nuk mungojnë edhe raste si këto që janë përbuzje dhe antikushtetuese. Nuk duhet të avancohet kjo ide antikushtetuese dhe deskriminuese për fëmijët e emigrantëve.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anglezja: 19/09/2023 00:05

    Bonusi do te ishte qershia mbi torte! PO nuk i rregjistron dot me dy emra apo me dy mbiemra se nuk ta lejon ligji!!!! Kur i pyet te gjendja civile nuk te japin as VKM e as ligjin ku e bazojne kete. Ne Kushtetuten Shqiptare dhe Neni 5 i Ligjit Nr.113/2020 " Per Shtetesine" njohin te drejten qe: "Kushdo që lind, duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare dhe regjistrohet si shtetas shqiptar. E drejta për t’u regjistruar si shtetasshqiptar nuk parashkruhet edhe pasi ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç." Kam dy vjet qe endem dyerve te gjendjes civile per te rregjistruar femijen dhe nuk pranojne ta kryejne packa ligjit sepse femija mban dy mbiemra. Gje qe nuk perben problem kur rregjistruam lindjen ne vendin qe banoj!

    Përgjigju
  • Mos ki merak: 18/09/2023 17:41

    Se do ju japë bonusin femijëve të puntorëve nga Bangladeshi e Filipinet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja