‘Sill paratë dhe vendosim emrin tuaj’, Braçe i përgjigjet Dukës: Ç’lidhje keni ju me Qemal Stafën

‘Sill paratë dhe vendosim emrin tuaj’, Braçe i përgjigjet Dukës: Ç’lidhje keni ju me Qemal Stafën

Erion Braçe, zv/ kryeministri i Shqipërisë, i është përgjigjur me një status në rrjetet sociale presidentit të federatës shqiptare të futbollit Armando Duka për deklaratat e një ditë më parë. Arsyeja ishte emri i stadiumit Arena Kombëtare për të cilin Braçe thotë se duhet t’i mbetet ‘Qemal Stafa’, ndërkohë që Duka  u shpreh se stadiumit mund t’i vihet emri edhe Erion Braçe nëse ky i fundit ofron 650 mijë euro në vit.

Në rrjetet sociale Braçe shkruan:

“HERONJTË JANË TË KOMBIT! TREGTARËT NUK KANË PËR TA KUPTUAR KURRË KËTË!

KËTA JANË ANGLEZËT, ATA QË SHPIKËN FUTBOLLIN! SHIHNI SI I NDERUAN ATA

HERONJTË E TYRE, DJE, NE ÇDO STADIUM FUTBOLLI, NË TË GJITHË ANGLINË!

Po e nis ditën me një leksion britanik, i neveritur pa fund nga darka e djeshme, ku në një emision futbolli, injoraca epike shkëlqeu edhe një herë si përherë!

Arroganca e privates qe po mund kombin, mund të tregtojë gjithçka, por minimalisht duhet ta qepë gojën;

Të mos ngrejë në qiell kultin e parasë, si vlerë të re të kombit, të mos fyejë në emër të kultit të parasë, heronjtë e kombit! Është e tepërt që unë të pres nga Presidenti i FSHF të dijë se kush është Qemal Stafa;

Jam i bindur që ai e di thjeshtë stadium! Stadiumin e vjetër që e ka zëvendësuar me stadiumin e ri, të cilit, Ai, Presidenti i gjithëpushtetshëm i vë dhe emrin tim nëse une i paguaj paratë, 650 mijë euro!!!! E kuptoni se cila është mendesia e këtij Presidenti dhe haurit që ai drejton?! Mos kërkoni vlera tek këta, as morale, as kombëtare, as sportive, zero, zero, zero, e tregon futbolli i këtyre;

Paraja për ta është heroina e re e kombit! Ke para, e meriton stadiumin, ke para, e meriton edhe emrin në stadiumin KOOOOMBEEEEETAAAAAR!

Po ngjitem në fillim edhe një herë; Imagjinoni të drejtonin këta në Angli!

Ça është kjo mo lla, ça ceremonie duan këta para ndeshjes? Na duhet ai minuti për reklama mo lla, lekë lekë, ça guerrilsi e guerilsash duan këta të nderojmë ne-do keshillonte gazetari i tij i paditur;

Ça është kjo President, ç’është ky emër Qemal Stafa që kerkojnë këta?;

Pse Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne; Lekë lekë, duam lekë se ata kanë lekë, ne nuk kemi lekë-do këshillonte drejtori i tij i kultivuar e i fishkur.

Ky është sistemi i vlerave që kanë, asgjë më shumë se kaq; E kanë të tyren, Federatën, Kombëtaren, pastaj Stadiumin, Garën, Arbitrin, Topin, madje dhe fituesin, kupën, madje madje edhe rezultatin,

magjistarë-doni tu bëjnë fitues, ju bëjnë, doni humbës, ju bëjnë prapë!

E dini përse? Për para, para, para! Si ato 8 milion eurot për të bërë zyra! Keni të drejtë;

Çlidhje keni ju me Qemal Stafën?! Ju nuk e meritoni Qemal Stafën!!”,

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zaqe faton: 12/11/2019 12:48

    merrni emrin e dukes apo te te birit te tij se i shkon apo ilir metes me mire hajduti me i madh i tere kohrave ne shqiperi

    Përgjigju
  • miri: 12/11/2019 12:36

    Ja dhe ky tifozi i partizanit nga berati ,qe sdihet se kur u be tifoz me partizanin se deri para se ta merrte gaz demi s ekam degjuar ndonjehger te beje tifozin ,po dhe ky si meta e te tjere e ka zbuuar vone sportin ,dhe del e ben ecje nga liqeni ka ca kohe . Ti sje me i mire se duka ,thjehste te vjen inat qe se rrezoni dot e te vendosni njerezit tuaj . Plehra ju plehre dhe duka sa per info ,mos na bej moralistin kot se ju ra bytha reghat neper karrige keni sa vite deputet qe kur smbahet mend ,meqe je kaq i afte ik bej gazetarin qe beje dikur e mos na ca trapin te na japesh mend se vetem fjale keni ju dhe pd lsi ,ne fund e keni mendja tek ajo cfare mund te perfitoni asgje me shume se kaq .bastarde

    Përgjigju
  • Brace britaniku: 11/11/2019 17:37

    Brace!! ke nje shprehje qe i drejtohesh Dukes. Mendo te drejtonin keta ne Angli!!!!!!!!!!!!!!!! Mendo te drejtoje ti dhe shpura jo atje?? E kupton kete cdo te thote. Por ti ke te drejte Briceee!! K te drejte!! Ne jemi populli qe meritojme ty Ne jemi Plehra. Ne jo ti. Ne! Meritojme ty

    Përgjigju
  • Pyka: 11/11/2019 17:35

    Braçja im!Njërëzit në Shqipërinë tone,kanë probleme shumë më të mëdha nga ato që përpiqesh të shikosh ti!

    Përgjigju
  • Priftrinjte Lazaratas: 11/11/2019 15:33

    Duka e ka mirë, mjaft me Qemalër, Xhemalër, Safetër, Kudretë, Bexhetë, Hyqmetë, Nezhdetë, Bajramë Selamë, Remzinj, Bedrinj, Fadilë, Qazimë, Baftjarë Katnarë!

    Përgjigju
  • Angli: 11/11/2019 14:34

    O Brace ja ke fut kot. A i ke idene sa shpenzime mirembajtje duhen per stadiumin ??

    Përgjigju
  • Demi: 11/11/2019 13:35

    Qemal stafa sekretar i rinise komuniste Pavaresisht qe u vra,mbetet nje eksponent nga me kryesore te p.komuniste

    Përgjigju
    • Lavdi deshmoreve te Atdheut: 11/11/2019 18:05

      Nuk i vijne anes Qemal Stafes hajdutet Armando Duka dhe Arben Dervishi

    • stadiumi Braceshow: 11/11/2019 17:10

      Cfare beri qemal stafa per kombin me shume se ata qe u vrane si ai apo me tragjikisht se ai ...e di vec brace. por brace ben mesa duket empati...mbase edhe ai kupton se do kete fundin e qemalit dhe mendon se stadiumt te beratit do i vene emrin e tij.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025