Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino e cila është në front të parë të luftës ndaj COVID prej 9 muajsh pandemi, ka humbur një person të dashur.
Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo lajmëron ndarjen nga jeta të nënës së saj Erifili, të cilës i ka dedikuar disa rreshta.
“E bukura e mencura time, qëndrestarja që gjente zgjidhje për cdo gjë. Shpirti jot do të jetë përherë me ne”, shkruan Silva Bino në postimin e saj, ndërsa ka postuar dhe një foto të nënës së saj.
Të shumta kanë qenë komnete tngushëlluese në drejtim të saj për këtë humbje të madhe.