Deputetja e LSI-së Silva Caka është shprehur kundër djegies së mandatave. Një qëndrim personal i saji që ajo e ka shfaqur në një status në Facebook. Mandati i fituar nga populli sipas saj, duhet për të djegur qeverinë e kryeministrit Edi Rama. LSI ende nuk ka marrë vendim nëse njëjtë si Basha do t'i propojë grupit parlamentar djegien e mandateve
"Kam lindur në qytetin që u çlirua i pari nga pushtimi nazist dhe nuk pranoi zgjedhën e armikut.
Sot përfaqësoj më shumë se kurrë ata qytetarë të Skraparit, të cilëve u mohohet buka e fëmijëve, shërbimet bazike dhe e drejta për të jetuar si qytetarë të Europës.
Mandati i tyre është për të djegur Edi Ramën!
Ashtu siç shporrën pushtuesit, ashtu do të shporrin edhe këtë antishqiptar, që kujton se Shqipërinë e ka gjënë e tij, e mund të bëjë ç'të dojë me të!
Kurrë nuk do t'i dorëzohemi krimit, narko-trafikut, varfërisë, oligarkisë, autokracisë e askujt që i përfaqëson ato në qeveri e në Parlament", shkruan Caka.
Lajmi kryesor:
Monika Kryemadhi i bashkohet Bashës: Edhe LSI-ja do të djegë mandatet, s'ka rrugë tjetër
