Monika Kryemadhi i bashkohet Bashës: Edhe LSI-ja do të djegë mandatet, s'ka rrugë tjetër

Monika Kryemadhi i bashkohet Bashës: Edhe LSI-ja do të djegë mandatet, s'ka rrugë tjetër

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur që ti bashkohet Partisë Demokratike për djegien e mandateve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi më herët në kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha propozonte djegien e mandateve, u pozicionua kategorisht kundër duke thënë se mandatet i ka marrë me gjak, por sot vendosi t'i bashkohet Bashës për të djegur.

Gjatë ditës së sotme disa deputetë si Lefter Koka, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto, Viktor Tusha, Nasip Naço, Shezai Rrokaj dhe Silva Caka u shprehën kundër djegies së mandateve.

Edhe në mbledhjen e grupit të LSI-së ka pasur zëra pro dhe kundër, por në fund është vendosur që edhe kjo forcë politike ti bashkohet PD-së. Para mbledhjes së grupit të LSI ku u mor vendimi fianl, Kryemadhi zhvilloi një takim kokë më kokë me liderin e PD-së për rreth një orë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
LSI i bashkohet PD-së: Do të djegim mandatet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se grupi i LSI-së vendosi t'i bashkohet PD-së dhe aleatëve të tjerë opozitarë për të djegur mandatet e deputetëve. Ajo tha se kjo është rruga e vetme që i mbetet opozitës nisur nga situata ku ndodhet vendi. "Me shqetësimin e kapjes së drejtësisë nga shumica dhe lënien e vendit pa Kushtetuese dhe me vërtetimin botërisht dhe dosjet gjyqësore të kësaj qeverie për shkak të vjedhjes së votës, ku doli kjo shumicë. Me bindjen e paligjshmërisë nga doli kjo shumicë, keqqeverisjen e vendit të vërtetuar nga skandalet e përditshme.

Duke vlerësuar të qëllimshme sjelljen e shumicës para detyrimit për një proces zgjedhor të lirë dhe duke vlerësuar me shumë shqetësim gjendjen ekonomike. Shumica nuk ka vullnet për dialog politik dhe funksionimin e Kuvendit, injorimin, bullizmin, duke u mbështetur në zgjidhjen e ofruar nga opozita për një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme të parakohshme, LSI vlerëson se djegia e mandatave është rruga e vetme" deklaroi ajo.

Deklarata e plotë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi
Me shqetësimin kritik dhe në rritje për rrënimin dhe asgjesimin e funksionimit të Kuvendit, si institucioni themelor i Republikës së Shqipërisë për shkak të arrogancës dhe paligjshmërisë së mazhorancës parlamentare,

Me shqetesimin e jashtëzakonshëm për uzurpimin dhe kapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë dhe lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese,

Me shqetësimin madhor për shkatërrimin e elementit themelor të demokracisë, ndarjen e pushteteve dhe kontrollin dhe balancën mbi pushtetet,

Me vërtetimin botërisht nga media ndërkombëtare dhe dosjet gjyqësore të ilegjitimitetit të faktuar të kësaj qeverie dhe maxhorance për shkak të vjedhjes së votës dhe kriminalizimit të procesit zgjedhor nga kjo mazhorancë në zgjedhjet e 2017,

Me bindjen se paligjshmëria e kësaj mazhorance të krijuar nga vjedhja dhe kriminalizimi i votës është burim themelor për konfliktualitetin ekstrem politik, keq-qeverisjen e thellë të vendit, të vërtetuar nga skandalet e përditshme dhe pandëshkueshmëria e fajtorëve

Thellësisht të shqetësuar për mungesën totale të vullnetit të mazhorancës për të realizuar reformat e nevojshme për hapjen e negociatave për antarësim në BE,

Duke vlerësuar të qëllimshme sjelljen e mazhorancës përpara detyrimit për të realizuar reformën zgjedhore, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme,

Duke vlerësuar me shumë shqetësim përkeqësimin tronditës të gjendjes ekonomike, rritjen e taksave, korrupsionin galopant, dhe shkatërrimin e besimit tek qytetarët dhe veçanërisht rinia, e cila po largohet masivisht,

Demostrimi i mungesës së plotë të vullnetit nga mazhoranca për të kthyer në normalitet ligjor dialogun politik dhe funksionimin e kuvendit, si dhe injorimi, bullizimi dhe dhunimi i opozitës parlamentare nga ana e saj,

Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;

Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lire.

Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegjen e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi.

Ora 17:35
A do t'i djegin mandatet? Nis me debate mbledhja e grupit të LSI

Ka nisur në orën 17:00 mbledhja e grupit të LSI-së ku po diskutohet vendimi nëse do i bashkohen Partisë Demokratike për djegien e mandateve. Sipas burimeve për Report Tv një pjesë e deputetëve të LSI-së, ashtu sikur janë shprehur edhe përmes rrjeteve sociale, janë kundër këtij vendimi. 

Ora 13:48
Djegia e mandateve/ Kryemadhi dhe Basha takim kokë më kokë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste prë Integrim ka shkuar në selinë PD-së, ku po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Në takim pritet të diskutohet lidhur me propozimin e Bashës për djegien e mandateve.

Takimi mes dy krerëve të opozitës ka ardhur vetëm pak pas vendimit të Partisë Demokratike lidhur me djegien e mandateve. LSI nga ana e saj nuk ka shprehur ende një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje, nëse do t'i bashkohet PD duke djegur mandatet apo do të vazhdojë të qëndrojë në parlament.

Ndërsa kreu i PD-së deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, se aleatët janë shprehur pro propozimit të tij.

Ora 13:18
Silva Caka kundër vendimit të Bashës: Mandatin e kemi të djegim Ramën

Deputetja e LSI-së Silva Caka është shprehur kundër djegies së mandatave. Një qëndrim personal i saji që ajo e ka shfaqur në një status në Facebook. Mandati i fituar nga populli sipas saj, duhet për të djegur qeverinë e kryeministrit Edi Rama. LSI ende nuk ka marrë vendim nëse njëjtë si Basha do t'i propojë grupit parlamentar djegien e mandateve

"Kam lindur në qytetin që u çlirua i pari nga pushtimi nazist dhe nuk pranoi zgjedhën e armikut.

Sot përfaqësoj më shumë se kurrë ata qytetarë të Skraparit, të cilëve u mohohet buka e fëmijëve, shërbimet bazike dhe e drejta për të jetuar si qytetarë të Europës.

Mandati i tyre është për të djegur Edi Ramën!

Ashtu siç shporrën pushtuesit, ashtu do të shporrin edhe këtë antishqiptar, që kujton se Shqipërinë e ka gjënë e tij, e mund të bëjë ç'të dojë me të!

Kurrë nuk do t'i dorëzohemi krimit, narko-trafikut, varfërisë, oligarkisë, autokracisë e askujt që i përfaqëson ato në qeveri e në Parlament", shkruan Caka.

 

Ora 13:18
Djegia e mandateve/ Gjosha: Konsesusi i vetëm, djegia e qeverisë

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka folur pas propozimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për djegien e mandateve. Ajo deklaruar se konsesusi i vetëm i opozitës është djegia e qeverisë e cila sipas saj ka dalë nga zgjedhjet e inkriminuara. Gjosha tha se shqiptarët meritojnë rikthimimin së munguar, por nuk u shpreh mbi qëndrimin pro apo kundër djegies së mandateve.

Deklata e Klajda Gjoshës
Ora 12:36
Djegia e mandateve/ Braimllari: Parlamenti, strehë e krimit

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaruar se Edi Rama e ka kthyer parlamentin në një stehë të krimit të oganizuar. Ai tha se këtij parlamentin i dhimbsen më shumë këpurdha e Ramës sesa jeta e qytetareve.

"Edi Rama e kthehu Parlamentin ne strehe te krimit te organizuar. Ky Parlament eshte i krimit te organizuar dhe jo i qytetareve. 
Ketij Parlamenti i dhimbset me shume kallçuku dhe kerpudha e Edi Rames sesa jeta e qytetareve
", tha Braimllari

Ora 12:32
Kërpaçi: Mandati pa vlerë, helmon popullin

Pas propozimit të kryedemokratit, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Florida Kërpaçi.

Ajo ka bërë një postim ku shkruan "C'vlerë ka mandati, kur helmon popullin e tij". Deklarata e saj nënkupton se LSI do t'i bashkohet thirrjes së Lulzim Bashës/

Ora 12:14
Djegia e mandateve/ Panariti: Parlamenti pa opozitën, si Stalini, Enveri dhe Hitleri

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka komentuar zërat e qeverisë që thonë parlamenti është i fuqishëm edhe pa opozitën. Ai ka ironizuar këtë deklaratë duke e krahasuar këtë formë qeverisjeje me Stalinin, Enverin dhe Hitlerin. Por pavarësisht kësaj, Panariti nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar lidhur me vendimin që do të marrë LSI mbi propozimin e Bashës për djegien e mandateve.

"Parlamenti është i ligjshem edhe pa opozitën, thote maxhoranca. Po patjeter, sigurisht ashtu si thoni ju është! Sepse sipas këtij arsyetimi, të ligjshem ishin edhe Stalini, Enveri dhe Hitleri. Shtypen, vrane dhe prene me ligj dhe në emer të tij. Madje ky i fundit e dogji fare parlamentin. Jeni të "ligjshem" sepse akoma se keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjte dhe qendron mbi të gjitha", tha Panariti.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 18/02/2019 15:41

    Aman se do na mungoje teatri i te enjtes,o ju shpelafte ju qe nuk vute njehere mendje monstra te gjithe plehrat bashke.

    Përgjigju
  • Popull: 18/02/2019 13:08

    Shume mire bejne pastrohet parlamenti nga banditet tani qe s' Kane mandate sa me shpejt dosjet e 21 janarit Gerdecit Rruges se kombit , shitjes se detit . Te konfiskohen te gjitha pasurite qe Kane vjedhur nga Saliu Basha Mona e te tjere Tani po qe I keni sherbyer Demokracise shqiptaret Mezi e prisnin kete dhurate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat