Silva Gunbardhi mes lotëve: Djali
arsye pse vendosa të operohem

Silva Gunbardhi mes lotëve: Djali<br />arsye pse vendosa të operohem
Mes lotëve, këngëtarja Silva Gunbardhi ka treguar ato që ka përjetuar pak minuta para se t’i nënshtrohej operacionit në sy.
 
E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja e hitit “Të ka lai shpirt” tregon se arsyeja kryesore për të cilën ka marrë vendimin për t’u operuar ka qenë djali i saj. Ajo thotë se ishte shumë e dhimbshme kur ngrihej gjatë natës për t’u kujdesur për djalin e saj, e në fillim duhet të kërkonte syzet.
 
“Djali ishte një arsye më shumë që e detyroi të ëmën drejt kësaj ndërhyrjeje. “Më plasi shpirti. Kisha 7 vjet që bëhesha gati të shkoja të vizitohesha. Unë i kam frikë mjekët dhe sa herë mendoja të shkoja, sërish tërhiqesha. E kisha lënë pas dore. Por kur djali ngrihej natën dhe unë filloja të kërkoja syzet. Gjithçka ishte shumë e dhimbshme. Pastaj thashë me vete: pse të vazhdoj kështu unë?”, tha ajo
 
Gjithashtu Silva ka treguar edhe arsyen se përse ka zgjedhur që të postojë fotografinë me syrin e fashuar në rrjetet sociale.
 
“Nuk dua ta shoh më veten si në këto foto (e fashuar). Nuk e duroja dot veten në atë gjendje” – thotë Silva.
 
Silva Gunbardhi ka deklaruar se prej kohësh vuante ngashikimi, por frika që ka nga mjekët ka bërë që ajo të hezitonte të shkonte dhe të bëntë një vizitë mjekësore.
 
“Më sytë kam pasur probleme që kur kam lindur. Në shtëpi mbaja gjithmonë syze, ndërsa kur dilja jashtë, me orë të tëra mbaja lente kontakti. Gjatë gjithë kohës me lente kontakti, vetëm në shtëpi e ҫlodhja veten”- tha Silva.
 
 Operacioni i është bërë dhuratë e për këtë arsye ajo vendosi që ato para t’ia dhuronte një djali që kishte probleme me sytë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës