Silva Bino konfirmon se shefja e ISHSH është pozitive me COVID: Është mirë për momentin, kam folur në telefon! (VIDEO)

Silva Bino, shefe e Epidemologjisë së ISHP-së, në një lidhje me skype në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka konfirmuar se Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho është e prekur me COVID.

"Është mirë për momentin, kam folur në telefon", ka thënë Bino pas pyetjes të bërë nga drejtuesi i emisionit,  Denis Minga. Braho është shtruar diten e sotme në spitalin e Sanatoriumit dhe po trajtohet me oksigjen.

Pas vendimit të vendosjes së detyrueshme te maskave në ambiente të mbyllura, Bino tha se është një element shumë i domosdoshëm që të mbron nga Covid-i, pasi lidhet me eksperimentet e bëra ditëve të fundit që vërtetuan qëndrimin e tij në ajër.

"Në qoftë se deri më përpara 1 jave ose 10 ditësh ka pasur shumë diskutime në lidhje me përhapjen ajrore, javës që shkoi OBSH e pranoi bazuar në disa eksperimente. Ai përhapet nëpërmjet spërklave dhe qëndron në ajër. Fakti që njerëzit infektohen për herë të dytë ose të tretë tregon që nuk lë mbrojtje", tha Bino.

Në lidhje me shifrat në rritje të të infektuarve shefja e Epidemiologjisë së ISHP-së tha se është rritur numri i testimeve dhe është diçka pozitive pasi lidhet me gjurmimin e të prekurve, kontakteve të tyre dhe izolimin.

Një ndër problemet e shumta pjesë e situatës së COVID-it është çmimi i maskave.

Bino tha se maskat mund të realizohet në shtëpi dhe të mos blihen në farmaci duke shpenzuar para. Ajo ka këshilluar të gjithë qytetarët që duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për veten e tyre, familjarët dhe personat që janë më të dobët, pasi është e njëjta virulencë, por trasmetueshmëria është më e lartë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 16/07/2020 16:17

    Mire do ishte te ikte shtriga por le te vuaje ca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë