Sylvinho habit pas disfatës: Çekëve iu duk sikur po luanin me Brazilin, duhet të përmirësohemi se tani na e kanë frikën! Flasin Bajrami e Laçi

Sylvinho habit pas disfatës: Çekëve iu duk sikur po luanin me Brazilin, duhet të përmirësohemi se tani na e kanë frikën! Flasin Bajrami e Laçi

Sylvinho

Shqipëria nuk ia del të marrë pikë në Pragë duke u mposhtur pastër 2-0 nga Çekia. Një ndeshje për t'u harruar nga kuqezinjtë që nuk zhvilluan një lojë të mirë ndaj rivalëve të grupit. Në përfundim të ndeshjes trajneri Sylvinho në një prononcim tha se skuadra duhet të përmirësohet pasi tani Shqipëria studiohet nga të tjerët dhe nuk është më një ekip që kalohet lehtësisht. Veç trajnerit, edhe protagonistët Nedim Bajrami dhe Qazim Laç dhanë përshtypjet e tyre.

"Një humbje është humbje dhe nuk të vjen mirë. Nuk jemi më skuadër që humbet me shumë gola. Nuk pati mungesë entuziazmi, por ishte skuadra kundërshtare që priste 13 muaj për 1 fitore dhe ishin shumë të motivuar sidomos për humbjen 3-0 në Tiranë.

Duhet të përmirësohemi pasi tani Shqipëria studiohet nga të tjerët dhe nuk është më një ekip që kalohet lehtësisht. Nuk është çështje taktike, por mendoj që realisht na kanë studiuar.

Nesër mendojmë për Gjeorgjinë pasi është një transfertë e vështirë. Sot patëm raste me Dakun, Asanin, Laçin, Asllanin. Çekët ishin të motivuar dhe dukej sikur po luanin me Brazilin. Duhet të përmirësohemi e të marrim ndeshje pas ndeshje.

Kjo është një element krenarie që kundërshtari na studion dhe mendon se mund t'i mundë Shqipëria. Kjo është edhe reflektim për të përmirësuar e për t'i bërë ballë.

Dy gola nga krahët? Nuk është e lehtë të luash me Çekinë, ekip shumë i fortë. Të tjerët na perceptojmë si një ekip i fortë dhe duhet të kenë kujdes. Kjo do të thotë që ne duhet të përmirësohemi", tha Sylvinho.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Legjenda Sokol Kushta për Kombëtaren: Bëmë dy hapa pas, trajneri dhe lojtarët  mos justifikohen


'Dy hapa pas', kështu e ka cilësuar legjenda e Kombëtares, ish-futbollisti vlonjat Sokol Kushta humbjen 2-0 kundër Çekisë në Ligën e Kombeve.

"Në këtë ndeshje bëmë dy hapa mbrapa, një në lojë dhe e dyta në mendim pas loje. E para që luajtëm dobët dhe duhet të rivijnë aty ku e nisem. E dyta që më shqetëson që në intervista lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtor, por vazhdojnë me justifikime. Sa më shpejt të rikthejnë ekipin aty ku e meritojnë tifozët kudo që janë", shkruan Kushta.

Ora 08:57
Nedim Bajrami: Çekia s'bëri asgjë më shumë se ne! Laçi: Goli i dytë na 'fiku dritat'

1728715572_qazimlacinedimbajrami.jpg

Humbja e Kombëtares 2-0 kundër Çekisë në Pragë u komentua edhe nga Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi, dy protagonistët e ndeshjes që vlente për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Nedim Bajrami tha se Çekia nuk bëri asgjë më shumë në lojë se kuqezinjtë.

"E dinim që ata do të ishin agresiv, e morëm golin shumë shpejt. Pas 10-15 minuta e morëm ndeshjen në kontroll. Nuk është se ata kanë bërë lojë shumë të mirë, luanin me topa të gjatë.

Gjeorgjia humbi dhe mendoj se jemi akoma në garë. Na kanë bërë shumë presion ata, mbas 2 ditësh kemi ndeshjen tjetër, shpresoj t’i shënojmë ato golat që nuk shënuam sot. Edhe mbrojtjen edhe sulmin i kishim më të mirë.

Nuk kanë bërë ndonjë gjë më të mirë se ne, kështu është futbolli. Ata luanin me topa të gjatë. Duhet të luash në 3-4 pozita, bëjmë rotacion, unë jam 10-ç, por nuk e kam problem të luaj në krah, edhe të Rangers luaj në krah. Unë preferoj 10, edhe sot jam përpjekur të ndihmoj Dakun. Unë jap maksimumin kudo të më fusë trajnerin, por unë jam 10-ç”, u shpreh Bajrami.

Ndërkohë që Qazim Laçi tha se goli i dytë ishte dërrmues për tanët.

"Nisja me gol na prishi lojën që menduam. Duhet të niseshim më mirë pasi e dinim që ata do luanin me topa të gjatë. U munduam, por nuk e bëmë mië. Kishim edhe një aksion me Bajramin që goditi dhe ishte afër golit. Fillimi i keq na prishi, por më pas patëm edhe raste shënimi.

Me golin e dytë mbaroi loja. Çekët më njihnin, sot Asllani bëri mesfushorin e avancuar. U munduam, por nuk na eci. Fillimi i lojës me topat e gjatë nuk ndihmuan shumë. Humbëm shumë topa të dytë dhe na iku pak loja. Pas golit arritëm disa minuta të qarkullojmë topin, patëm raste. Me rastin e Asanit mund të bënim një gjë më të mirë, por ajo 2-0 na fiku dritat", tha Laçi.

S.G/S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka