Presidenti i ekipit të Milanit Silvio Berluskoni gjatë një deklarate për mediat ka hedhur poshtë të gjithë zërat për blerje stratosferike. Njëshi kuqezi thotë se Milani do të ndërtohet sipas strukturës së Barcelonës duke u përqëndruar te futbollistët e rinj. “Milani i së ardhmes do të ndërtohet në Itali me futbollistë të rinj. Do të ndjekim shembullin e ekipi të Barcelonës në Spanjë.
Nuk do të bëjmë blerje të mëdha sepse kriza ekonomike nuk na e lejon një luks të tillë. Aktualisht do të përqëndrohemi te kampionët e së tashmes. Pato, Robinjo, El Shaurai, Boateng dhe Cassano janë disa nga kampionët që do të na udhëheqin në rrugën e suksesit në edicionin e ri” shprehet Berlusconi.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com