'Simbol korrupsioni', Presidenca: Raporti i Freedom House i paguar
Presidenca ka reaguar pas artikullit të publikuar në Freedom House, ku thuhej se Presidenti Ilir Meta cilësohet si ‘simbol korrupsioni’. Zëdhënësi i Metës sqaron se zgjedhja e Presidentit është realizuar në një proces kushtetues e demokratik
Presidenti Ilir Meta
Presidenca ka reaguar pas artikullit të publikuar në Freedom House, ku thuhej se Presidenti Ilir Meta cilësohet si ‘simbol korrupsioni’. Presidenca shpreh keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti, duke e quajtur atë në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë, ndërsa hedh dyshime që raporti të jetë i paguar.
Zëdhënësi i Metës sqaron se zgjedhja e Presidentit është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik, duke shtuar se Presidenca është e gatshme të bashkëpunojë edhe me Freedom House.
Më tej, në reagim thuhet se nëse Freedom House është i interesuar të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve.
"Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.
Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.
Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House"
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.3%
-
Jo
55.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 5645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debati mbi SPAK/ Meta betohet nga burgu se do u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura: ‘Vetting’ drejtësisë, ta kthejmë në shinat veneciane
25 Shkurt, 17:13
-
Zgjedhjet/ KQZ regjistron 15 partitë e para, mes tyre të Shehajt, Qorit, Lapajt dhe Shabanit! PD kërkon të votojnë ata me dokumente të huaja, Celibashi: E pamundur
24 Shkurt, 14:42
-
Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin, 11 maji moment historik!
22 Shkurt, 15:51
-
Nuk e lejuan që të takohej me drejtuesit e PL te 313-ta, Meta akuza: Ndalimi i vizitave s’më pengon do të udhëheq partinë tek fitorja! Narkoshteti më rrëmbeu
21 Shkurt, 16:49
-
Haxhinasto, Blushi dhe Xhixho shkojnë të takojnë Metën tek 313-ta, u refuzohet takimi, Vasili: Narkoshteti problem ka presidentin e PL-së
21 Shkurt, 12:21
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Shtyhet seanca e pajtimit, Monika nuk paraqitet! Meta në burg
21 Shkurt, 10:11
-
FOTO-LAJM/ Kreu i Partisë së Lirisë firmos kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 11 Majit si Ilir Metaj
20 Shkurt, 16:15
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia
20 Shkurt, 15:37
-
Skënder Minxhozi: Kur Rama e Berisha lenë takim tek kangjellat e SPAK!
19 Shkurt, 19:59
-
Petraj: Tani është radha e denoncimit që Bardhi i bëri Nokës për pasurinë në SPAK! Meta mund të lirohet! Topalli: Politikanët e fshehin pasurinë te të afërmit
19 Shkurt, 19:28
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
Arrestimi i Veliajt/ Karanxha: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York-ut hetohet në gjendje të lirë! Karaj: Pse Rama nuk reagoi njësoj për Metën?
17 Shkurt, 22:20
Ky eshte sulm politik,Mona duhet direkt sot te niset ne USA dhe te godasi me cizme e me brek kokes zyrtaret e koruptuar te Freedom House,qe sulmjon nje zotri hajdut si Ilir floriri me bllok ne dore
PërgjigjuTe dale ajo pu.... e te pergenjeshtroj vilen prrallore te Gjiri i Lalzit me 11 WC.Edhe per macen kishte ju hengert nje flame e keni surrat te pergenjeshtroni o rrace m...bakalaro
PërgjigjuBalozi korrupsionit Meta mebllok ne dore me laps ne b*** me xhizme ne koke ....
PërgjigjuHabitem se si presidenca te pergjigjet me shpejtesi e te arri ne nje konkluzion te tille!!!! a thua se gjerat funksionojne me te paguar kudo e me cdo vend Turp pet ta e per vendin. Zoti president nuk po I degjon per here te pare keto akuza media ka zier per jeten lprej te pasuri qe ben me vila e para, jane ekspozuar kaseta me allishverishe qe pavaresisht pafajsise te gjyqeve te Llalles qe asnje nuk I beson e qe presidenti e mbrojti aq shume e pengoi vetingun ,ju refuzua viza per me Sh B A ,floriri I Krrabes, femije qe studiojne jashte shtetit, gurore me pronesi etj etj ....e te mendosh qe si familje nuk e dine se c eshte puna boll si mendojne se jane te pazvendesueshme.?! Per tu bere I besueshem ne radhe te pare nga populli I tij le ti neneshtrohet I pari vetingut e pastaj presidenca ti pergjigjet Freedom House
PërgjigjuKeqardhje qe e lexon ne raporte te tilla qe Presidenti i vendit eshte simboli i korrupsionit, por ky eshte perceptimi qe mund te kene te pakten 80% e shqiptareve per Meten dhe LSI-ne. Reagim i detyruar dhe i dhimbshem i Presidences, por s'ka nevoje Freedom House te hetoje faktet, sepse i ka ne driten e diellit pasurite e Metes dhe videon me bllok ne dore.
PërgjigjuNuk te interson prandaj thua qe eshte shkrim i paguar.Ti je nje hajdut dhe e ke mbushur partine me hajdutet me profesioniste,PERSE TE THONE ILIR FLORIRI....
PërgjigjuIlir Meta eshte bere si Ali babai me 40 hajdute...Ju marrte Dritani me vete familjarisht...
PërgjigjuNuk kemi nevoje per raportin e FH apo per deklaratat e presidences per te na treguar ke kemi president sot...keta e dine popullin budalla por reagimi popullor vonon por nuk harron...
PërgjigjuJa fusin kot ky veten flori ka vjedh dhe ca miljona euro lek xhepi me Dritan Priftin e ndjer.Ca pasurije ka?ca shpija ne Tiron nji te vogel te Kodra e diellit nji te vogel te gjiri Lalzit mos i bini me qaf se mendojn per Popullin ky dhe Mona.Kjo far kancerogjene qe e ka emrin LSI u shoft nji her e mir .Far e keqe.
Përgjigjukete ska pas nevoi qe ta sponsorizoi rama apo dikush tjetere kjo dihet boterisht qe te gjithe shqipetaret e dine kete !
PërgjigjuPo mblidhet litari. Çizmet e Monikes sot e dine pse fluturonin perpjete. Eshte me e ndershme te deklarojne rrugen si u pasuruan pa punuar.
PërgjigjuCiznet prej meshine dhe kta derra hqe shum ja dhjamosu sa qe dhe arma e gjahut nuk i rrzon.