Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur nga 'Emirates' përpara përballjes vendimtare ndaj Arsenalit, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit në Champions League.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Spanjë, tekniku argjentinas synon të udhëheqë skuadrën drejt një tjetër finaleje historike, duke theksuar besimin te grupi dhe përvoja e lojtarëve.
“Pavarësisht se çfarë mendojmë ne trajnerët, futbolli u përket lojtarëve. Ne mund të menaxhojmë emocionet e tyre, ndërsa përvoja të jep qetësi për t’u përballur me ndeshje të tilla”, u shpreh Simeone.
“Gjithmonë kërkohet një titull para një gjysmëfinaleje, por në fund fiton ai që luan më mirë dhe shfrytëzon maksimalisht pikat e forta”, vijoi ai.
Simeone theksoi se çelësi i suksesit do të jetë intensiteti dhe qartësia në lojë.
“Duhet të luajmë me intensitetin që kërkon ndeshja dhe të lëmë përvojën të flasë në fushë. Kemi shumë besim dhe një ide të qartë për lojën tonë. Jemi të bindur për atë që duhet të bëjmë, të shkojmë në finale”, tha trajneri.
Sfida në Londër do të jetë vendimtare për fatin e kualifikimit, me të dyja skuadrat që synojnë finalen e madhe të kompeticionit më prestigjioz në Europë. Dueli merr jetë sot në orën 21:00.
Lajmi kryesor:
Sot vendoset finalisti i parë i Champions League, Arsenali dhe Atletico Madridi luajnë në Londër! Katër mungesa për Artetan e Simeonen






