Simon Cowell "luftë" me shefat e 
TV: Dua Rita Orën në "X FACTOR"

Simon Cowell "luftë" me shefat e <br />TV: Dua Rita Orën në "X FACTOR"
Simon Cowell, producent i disa prej spektakleve më popullore në botë si “X Factor”, ka shprehur dëshirën që këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, të jëtë anëtarja e ardhshme e Jurisë së X Factor në Britani.

Cowell dëshiron ti “rrëmbejë” një yll muzikor spektaklit rival “The Voice”, ku Rita Ora është një nga mentoret e konkurrentëve në spektakël.

Por shefave të kompanisë mediatike që relizon spektaklin “ITV”  nuk u pëlqen ideja e futjes në juri të një personazhi që tashmë është shfaqur në një tjetër reality show.

Thashethemet brënda kompanisë mediatike njoftojnë për një debat të madh midis Cowell dhe shefave.

Ai po përpiqet ti bindë ata se Rita është një imazh që nuk konsumohet lehtë në industrine e show-biznesit e se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për “X FACTOR”.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij