Me qirinj në duar të rinj, simpatizantë të PD e LSI nisin një tjetër marshim në Fier. Këtë herë nga vendi i njohur si Rrethrrotullimi i Sharrës deri në qendër të qytetit me qirinj në duar pasi kanë marshuar bulevardin kryesor të qytetit.
Ata kanë ndaluar pranë perfekturës dhe në shenjë homazhi kanë ndezur dhe qirinj.
Por ndërsa Luan Baçi ka mbajtur një fjalim të shkurtër ku kërkonte të rrëzojë nga pushteti Ramën, gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se ka qenë pikërisht dikush nga turma që i ka thënë të mos e kthejë këtë protestë në politike. Pas kësaj protestuesit janë shpërndarë qetësisht.
Lajmi kryesor: