DURRËS- Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një përplasje fizike mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste në Manëz të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku simpatizantët demokratë me në krye kreun e PD-së në Manëz, Gazmend Luku i kanë prishur festën socialistëve. Debati mes tyre ka qenë me tone të ashpra, i cili përfundoi në konfrontim fizik, megjithatë jo me pasoja të rënda, pasi policia ndërhyri në kohë.
Burime zyrtare të Report Tv bëjnë me dije se janë shoqëruar në polici 7 persona, mes tyre Gazmend Luku, kreu i PD Manëz dhe Muharrem Sulën nga PS.
"Më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore", njofton policia.