Simpoziumi i skulpturës në Korçë
skulptorët i japin formë veprave në gu

Simpoziumi i skulpturës në Korçë<br />skulptorët i japin formë veprave në gu
KORCE- Skulptorë nga Hungaria, Turqia dhe Greqia kanë mbërritur në qytetin e Korçës. Në sajë të projektit Simpoziumi i Skulpturës së Parkut të Korçës këta skulptorë kanë filluar t’u japin formë veprave të tyre në gur.
 
Qëllimi i këtij simpoziumi është që të krijohet një galeri e veprave të artit në gur. Kryetari i Bashkisë Korçë ka apeluar për qytetarët që t’i mbrojnë e t’i ruajnë këto vepra.
 
Artisti Gent Tavanxhi ka thënë për mediat se ky muze i artit bashkëkohor që po krijohet është një vlerë dhe mishërim i artit.
 
Punimet që sapo kanë filluar të marrin formë do t’u shtohen 32 veprave të artit që aktualisht ndodhen në këtë park. Simpoziumi do të mundësojë që ky park do të pasurohet vit pas viti me vepra arti të reja nga artistë të vendeve të ndryshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri