Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?
Kamala Harris dhe personazh i Simpsons
Seriali i njohur i animacionit ‘Simpsons’ mesa duket ka parashikuar dhe kandidaturën presidenciale të Kamala Harris në një episod të sezonit të 11 të vitit 2000.
Pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara prej kritikave ndaj performancës së tij dhe njoftimin e zëvendësimit me zëvendësen Harris, ndjekësit e programit vunë në dukje ngjashmëritë me një episod ku Lisa Simpson bëhet presidentja e parë femër.
Imazhet e njëpasnjëshme të Lizës dhe Harris, 59 vjeç, u bënë virale në platformën X, pasi Joe Biden njoftoi largimin nga gara për president.
Në këtë episod Lisa merr rolin e presidentes me një kostum lejla të ngjashëm me atë që Harris mbante në ceremoninë e Biden në 2021.
Skenaristi Al Jean postoi ‘foton parashikuese’ në llogarinë e tij X.
"Parashikimi" i 'The Simpsons' jam krenar që jam pjesë e tij," shkroi ai.
Kjo nuk është hera e parë që seriali bën parashikime të tilla për ngjarje të ndryshme botërore.
Ata kanë parashikuar ngjarje të tilla si sulmet mbi kullat binjake në New York, skandalin e FIFA, ardhjen e aparateve të teknologjisë, pandeminë, kontaminimin e ushqimit etj.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
18.2%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamala Harris sulmon Trumpin: Mashtrues, grabitqar seksual! Media: Siguron mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kandidate për presidente
23 Korrik, 07:26
-
Kamala Harris flet për herë të parë pas tërheqjes së Biden: Trashëgimia e Biden është e pakrahasueshme në historinë moderne
22 Korrik, 18:49
-
Kamala Harris: Trashëgimia e Biden është e pakrahasueshme në historinë moderne! Nancy Pelosi: Kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores
22 Korrik, 07:41
-
Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?
21 Korrik, 22:47
-
Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar
21 Korrik, 20:06
-
Joe Biden rezulton pozitiv me COVID! Reflekton për tërheqjen nga gara: A mund të fitojë Harris? (VIDEO)
18 Korrik, 07:26
-
Kush mund të zëvëndësojë Presidentin Biden në garën për President
12 Korrik, 18:25
-
VIDEO/ Gafat e Biden, quan presidentin e Ukrainës Putin, Kamala Harris e ngatërron me Trump! Por, s’tërhiqet nga gara për President: Duhet ta mbaroj këtë punë
12 Korrik, 08:40
-
Nënpresidentja Kamala Harris në konferencën në Zvicër për paqen për Ukrainën
4 Qershor, 16:05
-
Lufta në Ukrainë/ Norvegjia: NATO ka 2-3 vite kohë për t’u forcuar para një sulmi rus! Moska: Instruktorët ushtarakë të Perëndimit nuk do kenë imunitet nga sulmet tona
4 Qershor, 08:30
-
Takimi i udhëheqësve të vendeve të ASEAN-it
7 Shtator 2023, 15:35
-
Rastësi? ‘The Simpsons’ e parashikuan 17 vite më parë zhdukjen e nëndetëses ‘Titan’! Ja episodi që lidhet me dramën që po ndodh në Atlantik
22 Qershor 2023, 13:30