Mbrojtësi i spikatur i Kroacisë, Josip Simunic ka kritikuar Slaven Bilicin për eliminimin në fazën e grupeve në Euro 2012. Kroatët ishin pjesë e grupit tejet të vështirë, nga i cili në çerekfinale kaluan Italia dhe Spanja, por sipas mbrojtësit Simunic fajin kryesor për dështimin e Kroacisë e ka tashmë ish-përzgjedhësi Bilic, i cili pas përfundimit të aventurës në Evropian ka marrë drejtimin e Lokomotivës së Moskës.
“Skuadra jonë mund të luajë më mirë. Ne duhej ta kalonim fazën e grupeve dhe këtë do ta bënim sikur të kishim një përzgjedhës më të mirë dhe më të guximshëm”, ka theksuar Shimunic i cili është plot mllef ndaj Bilicit, pasi nuk luajti asnjë minutë në Evropian.
“Bilic ka biseduar vetëm një herë me mua para fillimit të kampionatit. Më tha se jam i rëndësishëm për ekipin, kurse më pas më la në pankinë pa kurrfarë shpjegimi. Nuk besoj se e kam merituar një gjë të tillë pas 95 ndeshjeve të zhvilluara me fanelën e Kroacisë.
"Bilic më nënçmoi edhe si futbollist edhe si njeri. Ai veten e vlerësoi me notën 5, por unë për nga karakteri do ta vlerësoja me notën 1. Për mua ai nuk ekziston më. Po ashtu më duhet të them se disa futbollistë janë imponuar në skuadrën e parë nëpërmjet gazetave, e jo paraqitjeve që kanë pasur në klubet e tyre”, ka nënvizuar Simunic.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com