Sinanaj-Mëhillaj në FB
komunikime për vrasjen

Sinanaj-Mëhillaj në FB<br />komunikime për vrasjen
TIRANE- Planifikimi i akteve të terorit kundër zyrtarëve dhe biznesmenëve në vend, nuk bëhej vetëm gjatë komunikimeve ballë për ballë, por ndërmjetësit Genis dhe Andon Mëhillaj, komunikonin shumë herë me Sinanaj nëpërjet “Fecebook”. Pikërisht në faqet e internetit të dy personave të shpallur në kërkim dhe në faqen e internetit të Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonës, janë gjetur dhjetëra biseda, ku Mëhillajt kërkonin informacion se deri ku kishin shkuar përgatitjet.

Të gjitha bisedat në “Facebook”, janë zbardhur nga një ekspert i policisë kibernetike dhe se tashmë ato janë administruar si prova në dosjen e hetimore. Shtysa për të “çmontuar” profilet të Facebook të personave të shpallur në kërkim dhe vrasësit serial Julian Sinanaj, ka shërbyer sërisht dëshmia e këtij të fundit, i cili ka treguar në prokurori se gjatë kohës kur ka qënë në Tiranë dhe mbikqyrte lëvizjet e Piro Bares, mbante komunikime të vazhdueshme në “Facebook”. Për këtë realizuar këtë komunikim, Sinanaj kishte me vehte një IPAD, nga ku mundësonte bisedën me Mëhillaj nga cilido qoftë pozicion që ndodhej dhe në çdo moment.

Komunikimet
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur të gjejë të gjitha bisedat mes Sinanaj, Mëhillajt dhe Gjokonës, të cilët ishin treshja për eleminimin fizik të Bares. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Sinanaj nuk ka folur asnjëherë në telefon me Andon Mëhillaj, por me të ka komunikuar vetëm në Facebook. Kjo siç duket për të shmangur çdo përgjim telefonik. Edhe nëse policia mund ti mbante në përgjim, sërisht nëpërmjet Facebook dhe me emrat të remë, Sinanaj dhe Mëhillaj, flisnin lirisht.

Sinanaj, në momentin e arrestimin mbante me vehte një aparat IPAD të cilin e ka përdorur në shumë raste, ndërkohë sipas dëshmisë së tij, në disa momente atij i është dashur të komunikojë nga kafe interneti, pasi kështu ja kishte kërkuar Andon Mëhillaj. Tashmë të gjitha këto komunikime janë administruar si prova, pasi në to tregohet qartë se si grupi kriminal planifikonte vrasjen e biznesmenit.

Fotografimi
Për të kryer fotografimin e bosit të gazit Piro Bare, Julian Sinanaj nuk e ka pasur të vështirë, kjo për shkak se ai “maskohej” nën prezencën e të dashurës së tij Denda Ç. Me këtë të fundit ka shkuar në lokalin ku zakonisht pi kafen Bare, dhe qëndronte disa herë edhe pranë tij. Pikërisht në këtë moment, Sinanaj nxirte aparatin fotografik dhe bënte sikur nxirte në foto të dashurën e tij, Denada, por në fakt objektivi ka qënë biznesmeni Bare. Në dëshminë e tij, Sinanaj ka treguar se aq afër ulej sa mund të dëgjonte dhe bisedat që Bare, bente me miqtë e tij në tavolinë.

Arrestime të tjera
Pas rrëfimit të dy të penduarve Ndriçim Gjokona dhe Julian Sinanaj, numri i personave që kanë rënë në pranga ka shkuar në dy biznesmenë, Marjon Mitro në Vlorë dhe Ilir Karçini në Tiranë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj. Momentalisht numri i personave të proceduar penalisht shkon në 6 vetë, ndërkohë që në ditët në vijim priten arrestime të tjera, pasi Julian Sinanaj vijon marjen në pyetje. Dëshmia e këtij të fundit, mbahet jo vetëm me procesverbale, por edhe me rregjistrim video dhe audio, ku tregon të gjitha mekanizmat e vrasjeve që ka kryer për llogari të bandës, që vepronte në Vlorë.

Nezha dhe Dibra, kush janë dy prokurorët që drejtojnë hetimet
Ardian Nezha dhe Behar Dibra janë dy prokurorët që po drejtojnë të gjithë hetimet dhe operacionet për arrestimin e personave që përmenden gjatë dëshmisë së Julian Sinanaj. Nezha dhe Dibra, konsiderohen si prokurorë me shumë përvojë në hetimin e grupeve kriminale dhe organizatave. Më konkretisht Ardian Nezha, njihet si prokurori që hetoi dhe çoi në gjyq të pandehurin Dritan Dajti, që dënoi me dhjetëra vitë burg shtetasit Kastrati të akuzuar për vrasjen e mjekut në Kukës. Ndërkohë në karrierën e tij rregjistrohen dhe dhjetëra operacione antidroge në vend dhe me policinë italiane.

Ndërsa prokurori Behar Dibra, është një nga hetuesit që ka mbrojtur akzuën në sallën e gjyqit, për rastin e bandës së Durrësit. Tashmë Dibra dhe Nezha, të ndihmuar dhe nga tre oficerë të policisë gjyqësore, po drejtojnë hetimin për “çmontimin” e bandës së tritolit që veprontë në Vlorë. Gjatë kësaj kohe, dy prokurorët kanë asistuar në marjen në pyetje të Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonës, të dy të penduar. Çdo thënie e tyre verifikohet me imtësi nga dy prokurorët, ndërkohë që ditën e djeshme me urdhër të tyre është arrestuar biznesmeni i gazit Ilir Karçini, që kishte paguar 120 mijë euro për vrasjen e bosit tjetër të gazit Piro Bare.


Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë