Sindikata e Arsimit: Në rrezik
mësuesit e punësuar pas marsit

Sindikata e Arsimit: Në rrezik<br />mësuesit e punësuar pas marsit
TIRANE- Mësuesit që janë punësuar pas muajit mars të këtij viti, pa konkurs dhe nuk mbrohen nga kontrata kolektive e nënshkruar midis sindikatës së arsimit dhe MAS, janë e vetmja kategori mësuesish që u rrezikohet vendi i punës. Xhafer Dobrusha, kreu i sindikatës së arsimit shprehet se mësuesit nuk mund të pushohen nga puna për arsye politke. Nga puna do të largohen vetëm ata që janë pranuar në muajt e fundit para mbylljes së vitit të mëparshëm shkollor dhe që janë marrë pa konkurs.

"De juro ka qënë e zgjidhur, de facto ka ndodhur që ka pasur edhe ankesa vazhdimisht. Një pjesë i kemi korrigjuar. Kjo bëhet për motive të ndryshme, janë dhe motive politike por janë dhe motive presione nga ana e mësuesve. Kontrata kolektive mbron të gjithë mësuesit që janë punësuar më kontratë kolektive, të emëruar si mësues të përhershëm, dhe këto janë rreth 35 mijë"- shpjegon Dobrusha.

Sipas tij, me zbatimin e ligjit të ri për sistemin parauniversitar, vitin tjetër shkollor emërimet dhe pushimet nga puna, do të varen nga vetë shkolla, çka sjell edhe minimizimin e fenomenit të marrjes në punë sipas bindjeve partiake.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?