Sindikata e Artistëve, protestë
për pagën e premtuar, 800 USD

Sindikata e Artistëve, protestë<br />për pagën e premtuar, 800 USD
Ministria e Kulturës ka premtuar që paga e artistëve të shkojë 800 dollarë. Por artistët shqiptarë akoma nuk gëzojnë këtë status. Kërkesa e tyre vazhdon të mbetet peng, duke bërë që ata të privohen ga një sërë të drejtash si paga, mosha e pensionit apo marrëdhëniet e punës të cilat artistët e tjerë të botës i gëzojnë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahimi i bën thirrje Ministrisë së Kulturës që të përshpejtojë veprimet në këtë drejtim, pasi ka ardhur koha që edhe artistët shqiptarë të gëzojnë këtë status. Në të njëjtën kohë Ibrahimi kërkon që paga e artistit të shkojë 800 dollarë.

Së fundmi Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë theksoi se problemet e artistëve shqiptarë dhe arritjet e viteve të fundit i ka trajtuar edhe në Bruksel në takimin e tetë të Grupit Evropian të Federatës Ndërkombëtare të Muzikantëve.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.03.2103

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës