Sindikata e Policëve,letër Ramës:
Të shkarkohet Gazmend Dibra

Sindikata e Policëve,letër Ramës:<br />Të shkarkohet Gazmend Dibra
TIRANË - Sindikata  e Sherbimeve Policore te Shqiperise i ka derguar sot nje leter kryeministrit te ri, Edi Rama, ne diten e tij te dyte ne detyre.

Sindikata i kerkon Kryeministrit Edi Rama, largimin e menjehershem nga detyra te drejtorit  te burgjeve, Gazmend Dibra si "nje hap drejt rivendosjes se ligjit e te drejtave sociale ne kete institucion te marre peng prej disa vitesh nga benjamini i qeverise se mundur nga vota popullore", thuhet ne deklarate.
 
"Cilido qe eshte propozuar te jete ne krye te burgjeve, garantojme se do te jete me i afte e i ndershem se paraardhesi i tij, i cili pervetesoi cdo qelize te kesaj drejtorie. Askush, sot e ne vazhdim, nuk do diskriminoje te drejtat e punonjesve ne policine e burgjeve, te drejta keto themelore te percaktuara ne Karten Sociale Europiane", thuhet nder te tjera.

LETRA E PLOTE E SINDIKATËS DREJTUAR KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Sindikata  e Sherbimeve Policore te Shqiperise ndjek me vemendje zhvillimet politike ne vend dhe gjen rastin te pergezoje Kryeministrin Edi Rama per perfshirjen ceshtjeve te policise ne programin e  qeverise se re, ne kuader te pemiresimit te jetes e te drejtave sociale per mijera punonjes ne te gjithe sherbimet policore.
 
Ne jemi krenare qe u rreshtuam prej disa vitesh ne krah te opozites me qellim rilindjen e shpreses per nje shtet real demokratik ne sherbim te qytetareve larg oborreve nepotike qe uzurpuan endrren e shqiptareve per nje jete europiane.
 
Me kete rast, Sindikata i kerkon Kryeministrit Edi Rama, largimin e menjehershem nga detyra te drejtorit  te burgjeve, Gazmend Dibra si nje hap drejt rivendosjes se ligjit e te drejtave sociale ne kete institucion te marre peng prej disa vitesh nga benjamini i qeverise se mundur nga vota popullore.
 
Cilido  qe eshte  propozuar te jete ne krye te burgjeve, garantojme se do te jete me i afte e i ndershem se para ardhesi i tij, i cili pervetesoi cdo qelize te kesaj drejtorie. Askush, sot e ne vazhdim, nuk do diskriminoje te drejtat e punonjesve ne policine e burgjeve, te drejta keto themelore te percaktuara ne Karten Sociale Europiane.
 
Strukturat e zbatimit te ligjit, te vazhdojne e hetimet dhe t’i vendosin  para ligjit personat qe kane shperfytyruar burgjet shqiptare qysh nga 2OO5 e deri me sot.
Nisjen e auditimit dhe verifikimit te gjithe shpenzimeve,blerjeve,prokurimeve dhe abuzimeve me fondet per policine e burgjeve.
 
 Sindikata jone nuk do te pajtohet ne asnje moment me amnistimin e korrupsionit ne burgje e polici, por fuqishem do ngreje zerin e protestes ne mbrojtje te principeve themelore te ndertimit te shtetit real ligjor ne Shqiperi.
 
Gjejme rastin qe te pershendesim Ministrin e  Brendshem, Saimir Tahiri per energjine pozitive qe do sjelle ne krye te ketij dikasteri, duke i kerkuar njekohesisht vendosjen e bashkepunimit me sindikaten tone ne sherbim te Dialogut Social  ne Polici .
 
Reforma, kualifikimi, motivimi ne grade dhe rekrutimi sipas merites e larg teseres politike, do jete sukses i garantuar i qeverise dhe qytetareve shqiptare!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura