Sindikata e policisë së burgjeve
kërkon hetim ndaj ish-drejtuesve

Sindikata e policisë së burgjeve<br />kërkon hetim ndaj ish-drejtuesve
TIRANË - Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, kërkon nga kryeministri Edi Rama, që të nisin hetimet ndaj ish-drejtuesve të Burgjeve, për abuzimet e kryera nga ata, gjatë viteve të fundit. Ata kërkojnë edhe anullimin e çdo marrëveshje politike që ky subjekt ka lidhur në largim e sipër me organizata anonime.

Gjithashtu, kreu i kësaj sindikate, Valentin Macaj, kërkon edhe nga Ministria e Mirëqenjes Sociale që të nisë hetimet për veprimet antiligjore që disa ish-drejtorë e zyrtarë të këtij institucioni, kanë konsumuar përgjatë detyrës së tyrë.

Sipas sindikatës, reforma që ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duhet të përfshijë verifikimin e emërimeve nepotike, korruptive e skandaloze në Policinë e Burgjeve. Ata vlerësojnë edhe kontributit e qindra specialistëve të rolit bazë, të mesëm e të lartë, të cilët për shkak të fshesës politike të qeverisë që është larguar, janë shkarkuar, liruar e denigruar në funksione dytësore në Policinë e Burgjeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar

U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar