Sindikata e RTK-së, kundër kryeredaktorit "qeveritar" 

Sindikata e RTK-së, kundër kryeredaktorit "qeveritar" 
Sindikata e Pavarur e RTK-së ka kundërshtuar zgjedhjen e Mufail Limanit për Kryeredaktor të RTK-së duke e cilësuar procesin e përzgjedhjes të manipuluar dhe jashtë çdo standardi profesional.

Sipas Sindikatës së Radio Televizionit të Kosovës, të nënshkruar nga Kryetari Fadil Hoxha, janë shkelur disa marrëveshje ndërmjet sindikatës dhe Menaxhmentit dhe se Bordi i Drejtorëve është jo funksional pasi që tre anëtarëve të saj u ka skaduar mandati si dhe kanë përjashtuar aplikimet për kryeredaktor nga jashtë RTK-së.

"Është skandaloze që Kryeredaktor i një mediumi që ka mision të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të emërohet personi me emrin Mufail Limani i cili në paraqitjet e tij të shepshta në debatet televizive në cilësinë e analistit, i bënte publike qëndrimet e tij proqeveritare. Poashtu Limani nuk ka dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm gjate kohës sa ka qenë redaktor i informacionit në RTK dhe së fundi redaktor në ueb faqen e RTK-së" thuhet në reagim. Sindikata i ka kërkuar ndihmë Kuvendit të Kosovës dhe KPM-së.

Mufail Limani ka shkruar opinione në gazetat kosovare, është shfaqur si opinionist në fushata zgjedhore dhe problematika politike, kryesisht në RTK dhe Klan Kosova, është kitarist i rok grupit Minatori dhe ishte redaktor përgjegjës i RTK në trazirat e marstit 2004 ku edhe u suspendua dhe ndërrua vendi i punës në redaktor të ueb faqes së RTK-së.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore