Me mijëra punëtorë të drejtuara nga sindidikatat dolën në protstë në athinë dhe qytete kryesore të greqisë duke kundërshtuar ligjin e ri të punës. Ata shpallën grevë 24 orëshe, ndërsa kërkuan që qeveria të tërheq ligjn e ri të punës që sipas tyre nuk është gjë tjetër veçse skllavëri moderne. Sindikatat thonë se me këtë ligj punëdhënësit kanë të drejtë të shtojnë orët e punës javore.
Sindikatat dhe federatat e punëtorëve në Greqi u përfshinë në një grevë 24 orëshe në shenjë proteste kundër ligjit të ri të punës, duke dalë në një tubim masiv në rrugët Athinës, Selanikut, Pireut etj. Me thirrjen kryesore “Ndalni miratimin e projektligjit e antipunës të qeverisë” protestuesit nga sketori publik e privat kërkuan tërheqjen e draftit nga ministria e Punës dhe u bënë thirrje edhe punëtorëve të tjerë që të bëhen pjesë e protestës. “Ose fitimet e tyre ose jetët tona”, ishte slogani i vendosur në krye të protestës kundër projektligjit që sindikalistët e konsiderojnë si nismë ekstreme dhe produkt i politikave kriminale.
“Ndërsa populli ynë në Thesali numëron ende të vdekurit dhe të zhdukurit nga përmbytjet, kur plagët e mëdha nga zjarret e verës janë ende të hapura, qeveria po sjell në parlament për votim ligjin e ri të antipunës që shfuqizon punën me 8 orë në 5 ditë dhe ligjëron të drejtën e punëdhënësve për të rritur orët e punës në javë në78 orë”, theksohet në deklaratën e sindikatave.
Ata nënvizuan vendosmërinë e tyre “për të mos pranuar skllavërinë moderne me ligjet dhe dispozitat që miratojnë qeveritë". Protestuesit kërkuan “Marrëveshje kolektive, rritje të konsiderueshme pagash, orar fiks, dhe respektimin e të drejtave të punës. Ata shprehën solidaritetin me të prekurit nga përmbytjet dhe kërkuan “100% dëmshpërblime direkte, projekte të mbrojtjes kundër përmbytjeve si dhe masa në mbështetje të tyre”.
Si pasojë e grevës transporti publik u shoqërua nga kaosi dhe vonesa të shumta, sidmos në kryrqytetuin athinë, ku pati ndërpreje edhe linja e Metrosë.