Sindikatat si institucione që ushtrojnë veprimtari shoqërore dhe publike janë grupime interesi që përfaqësojnë interesa ekonomike, sociale dhe shoqërore të organizuara kolektivisht nëpërmjet institucioneve të tyre ligjore me status partneri në të gjitha profesionet dhe nivelet territoriale.
Prandaj sindikatat kanë rol parësor dhe të pazëvendësueshem, sigurisht kur këto janë sindikata të lira, të pavarura politikisht e ekonomikisht si dhe të emancipuara shoqërisht. Nëse këto sindikata nuk kanë standarte të pranuara demokratikisht në organizimet dhe zhvillimet e tyre të brendshme, atëhere këto janë jashtë funksionit të tyre në një shoqëri te hapur dhe demokratike. Për rrjedhojë këto sindikata krijojnë një raport formal me shoqërinë, duke u kthyer në “sindikata me një kryetar dhe nje vulë në xhep”.
Nisur nga vakumi ligjor fatkeqësisht në Shqipëri ky model negativ është prezent kudo, por mbizotërues është bërë në sektorët e sherbimeve publike dhe administratës shtetërore e vecanërisht në sektorin e arsimit. Po kalojnë dhjetëra vite dhe arsimtarët po mbahen peng nga një “Aleancë Sindikale” e cila edhe pse vepron si aleancë nuk ka asnje njohje ligjore të tillë dhe në vite me radhë nëpërmjet aleancave fluide me punëdhënësin dhe me suporte nga segmente të caktuara të qeverisjeve e ka kthyer lëvizjen sindikale në arsim në një pashallëk të lidershipit të saj.
Tashmë “thesi është shpuar” dhe duket qartë që këto sindikata “motra” janë braktisur tërësisht nga armata e arsimtarëve. “Zhurma” dhe “presioni” i ketyre ditëve për “protesta e greva”, “kontraktim kolektiv” e për “partneritet” i nxori ato zbuluar sëbashku me të gjithë veprimtarinë e tyre antiligjore disavjecare.
Mungesa e demokracisë së brendshme e përfaqësuese, mosnjohja e mos-zbatimi i ligjit, mungesa e kulturës së bashke-punimit, partneritetit, komunikimit, negocimit e dialogut kanë qenë e mbeten tipari i tyre mbizotërues. Dalja e këtyre sindikatave jashtë ombrellave konfederative me inisiativën dhe bekimin personal të ish-kryeministrit Berisha, jo vetem vertetoi këto vese të tyre por ndikoi negativisht edhe në gjithë imazhin publik të sindikatave në tërësi.
Lidershipi i kësaj “Aleance Sindikale” ka vite që ka shfaqur vendimarrje personale, shkëputje të lidhjeve me antarësinë e vertetë sindikale por njëkohësisht tashmë duket qartë edhe lodhja e plakja e tij, e shoqëruar kjo me mungesë legjiimiteti dhe kredibiliteti ne vendimarrjen e në komunikimin me antarësinë.
Për rrjedhojë, në vite me rradhë ky lidership ka pasur dhe vazhdon të mbajë një mandat përfaqësimi të cunguar dhe të diskutueshëm, të shoqëruar dhe mbështetur nga një antarësi virtuale dhe me kontratë kolektive tërësisht formale e të nënshtruar nga punëdhënësi duke i kthyer këto sindikata të verdha në organizata tatim-taksash dhe penalitetesh për armatën e arsimtarëve me zbritje të detyrueshme të kuotës së antarësisë nga list-pagesat tërësisht në mënyre antiligjore.
“Flaka e kashtës” dhe presioni publik me lojën e shifrave si dhe injoranca në interpretim të ligjit e lëshimet reciproke me punëdhënësin të shoqëruara nga trafiku i influencave politike kanë qenë arma e tyre e cila tashmë është ndryshkur e konsumuar përballë riorganizimit terësor që Konfederata e Sindikatave ka ndërmarrë prej 5 vitesh në sektorin e arsimit si dhe nga prezenca korrekte e MAS-së në lidhje me partneritetin sindikal këto 2 vitet e fundit.
Deklarimet manipulative se 38.000 apo 40.000 mësues janë pa kontratë kolektive, është larg së vërtetës pasi në të vërtetë arsimi bazë në shqipëri ka gjithsej 23.970 mësues dhe arsimi i mesëm ka 6.466 mësues. Gjithashtu paraqitja e përfaqësueshmërisë sindikale me vertetime të drejtorive e të drejtorëve janë rudimente të vjetra i kohës së Adil Carcanit, po ashtu si dhe ultimatumi për greva paralajmëruese 1 orëshe pa kaluar procedurat e ndërmjetësimit dhe pajtimit si detyrime ligjore.
Tashmë arsimtarët e kanë kuptuar se ka ikur koha e kontratave kolektive formale e të përjetëshme, me kohëzgjatje me shume se planet 5 vjeçare të komunizmit, të cilat janë lidhur me urdhër nga lart e bindje nga poshtë. Tashmë kontrata kolektive është dhe do jetë vullnet i palëve, marrëdhënie ligjore partnerësh dhe ndërmarrje inisiativash e veprimesh ligjore të përbashkëta të punëmarrësit e punëdhënësit brenda kornizave ligjore e në përputhje me standartet e arritjet më të mira të BE-së dhe të Organizatës Botërore të Punës ILO.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, si organizata sindikale ombrellë dhe më e organizuara profesionalisht ka qenë dhe do të mbetet faktor determinant dhe pjesë aktive në diskutimet, negocimet, kontraktimet kolektive e në gjithë vendimarrjen e politik-bërjes dhe ekzekutivit shqiptarë. Sigurisht kjo me të vetmin qellim: mbrojtjen e interesave social-ekonomike të puonjësve me kompetencë e brenda sferes profesionale të tyre.
KSSH kurrë nuk do të kthehet në një marionetë politike në duart e kujto politikani apo grupimi politik që për 24 vite me rradhë po na mban peng e po na sjellin shume zullume jo vetëm në sektorin arsimor por në të gjithë vendin në tërësi.
Qellimi ynë si një partner social serioz është e do të mbetet: që problemet dhe defektet e sistemit arsimor të identifikohen, të pranohen, e të korigjohen vetem profesionalisht e në mënyre transparente. Në vazhdim të kësaj llogjike ne po negociojmë edhe për kontraktimin kolektiv në sektorin e arsimit.
KSSH mendon se të gjithë të punësuarit të antarësuar ose jo në sindikata kanë nevojë dhe janë të detyruar të vetë-trajnohen duke u njohur me zhvillimet dhe kërkesat e reja të teknikës dhe teknologjisë, njëkohësisht dhe menaxhimi e administrimi i punëdhënësit duhet të sigurojë një process të organizuar trajnimi dhe testimi për të gjithë të punësuarit, për ti përshtatur ata me tregun e punës e për ta bërë atë treg pune sa më fleksibël.
Trajnimi i punonjësve mësimorë dhe testimi i arritjeve në këto trajnime apo rivlerësimi i dijeve të përfituara të trajnimeve është nevojë dhe domosdoshmëri për mësuesit, drejtuesit dhe punonjësit e tjerë arsimorë. Qëllimi i këtij rivlerësimi gjithmonë duhet të jetë përcaktimi profesional i stadit aktual të përditësimit të dijeve, të njohurive dhe zhvillimi kapaciteteve profesionale me qëllim që këto mësimdhënës të garantojnë një shërbim dhe produkt cilësor të standartizuar dhe të garantuar për mësimarrësit.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërise mendon se testimi për përcaktimin e dijeve dhe kapaciteteve profesionale detyrimisht duhet të përqendrohet në aftësitë profesionale dhe logjike, praktike e teorike të domosdoshme për të vlerësuar, konstatuar e percaktuar besueshmërinë e sistemeve, proceseve dhe personave përgjegjës.
Ne mendojme se trajnimi, kualifikimi e testimi janë procese të pandalshme të të mësuarit gjatë gjithë jetes si dhe janë procese të vazhdueshme të cilat sigurohen dhe kryhen në mënyrë të vazhdueshme.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërise është e mendimit se procesi I testimit duhet të shikohet si një mundësi e mirë për të plotësuar dijet dhe njohuritë, me të rejat aktuale dhe teknologjinë bashkëkohore për palën e punëmarrësve. Njëkohësisht për punëdhënësin dhe qeverine ata duhet te rivlerësojne situatat, të nxjerrin statistika dhe të hartojnë e promovojnë strategji të reja sa më afër realitetit për të trajnuar e plotësuar në kohë e me standarte nevojat e sistemit arsimor e për të garantuar një siguri të qytetarëve në cilësinë e mësimdhënies për fëmijët e tyre.
Profesionet e rregulluara me ligj kanë nevojë e detyrim për një kualifikim e trajnim të vazhdueshëm për të rritur performancën e zgjeruar diapazonin dhe kompetencat e tyre profesionale dhe etike. Për tu përgjigjur zhvillimeve dhe ndryshimeve shumë të shpejta që po ndodhin në procesin e reformimit dhe ristrukturimit të sistemit arsimor. Kualifikimi i punonjësve të sistemit arsimor sëpari duhet të fillojë me mirësjelljen dhe etikën, me buzëqeshjen, mirësinë, dhe njerzillëkun e tyre.
Vendosjen e disiplinës personale e kolektive në harmoni me statusin e arsimtarit dhe marëdheniet e punës, kulturën e komunikimit, dialogimit, pranimin dhe respektimin e mendimit ndryshe apo kritik, zhvillimin e analizave, debateve, projekteve, inteligjenca fizike, shkencore e vlerave humane, sociale, kombëtare e globale.
Qeveria është e detyruar ligjëisht që në këto testime e rivlerësime të formulojë dhe të zbatojë një politikë kombetare që synon të nxisë e të promovojë me metoda të përshtatshme me rrathanat dhe realitetin kombetar shqiptar. Këto testime e rivlerësime njohurish, profesionale e kapacitetesh humane duhet të realizojne barazinë në trajtimin e punësimit dhe profesionit me qellim eliminimin e cdo diskriminimi në fushën e punës dhe profesionit.
E gjithë kjo politikë ka të bëjë me rivlerësimin e dijeve për studimin dhe përmirësimin e politikave menaxhuese e drejtuese apo me performancën e kapacitetet për vendet e punës e karrieres detyrimisht duhet të udhehiqet nga një autoritet publik kombetar (Ministria e Arsimit apo Qeveria Shqiptare dhe jo agjenci private etj të ngjashme duke shitur dhe blerë kredite formale).
Vetëm kjo do të bëjë të mundur zbatimin korrekt të kësaj politik testimi në përputhje të plotë me Konventën 111 të ILO-s, që vendi ynë e ka ratifikuar me 27.02.1997, Kodin e Punës, ligjin për Profsionet e rregulluara, ligjin për Arsimin Parauniversitar, për Arsimin e Lartë e të tjera akte ligjore e nënligjore, direktivat e BE-së dhe kontratat kolektive e individuale të punës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com