Tensioni i situatës politike në vend do ketë pasoja ne ekonomi, pasi investitorët e huaj po largohen dhe shumë biznesmenë shqiptarë po mendojnë të zhvendosin jashtë vendit bizneset e tyre.
Shqetësimi është ngritur nga kreu i sindikatave të pavarura, Kol Nikollaj, i cili u shpreh se bllokimi i rrugëve, protesta e përjavshme kanë impakt edhe në imazhin e vendit dhe rrezikojnë të çojnë ekonominë në kolaps.
Ndërkohë në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë Nikollaj u shpreh se në Shqipëri mbetet problem siguria në punë pasi vetëm muajin e fundit janë shënuar 5 raste të vdekjes së punëtorëve në punë si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike.
Sindikata i kërkoi qeverisë të jetë me e ashpër karshi bizneseve që nuk marrin masa për kushtet e sigurisë teknikë ne punë.