Basha e nis ditën me 'video selfie': Qeveria braktisi njerëzit për oligarkët

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur herët ditën e martë  në takimin e tij me bizneset e njësisë nr 5 në kryeqytet. Këtë ai na e konfirmoi me një video selfie  live në rrjetet sociale teksa ndodhej atje.

Basha shprehet se situate ekonomike në këtë njësi që njihet zemra ekonomike e Tiranës, është shumë e vështirë.

"Është një mëngjes plot me lëvizje, por ajo që të bie në sy fillimisht është që numri i njerëzve nëpër dyqane është shumë i vogël. Në dy-tre lokale që janë të hapura, numri i atyre që po pijnë kafe është edhe më i vogël se zakonisht, por tani do të jem hap pas hapi me ta për t’i pyetur sesi është gjendja e tyre, nëse kanë marrë apo jo ndonjë ndihmë. Si është shtrëngesa që kanë përjetuar për shkak të rënies së konsumit, si është xhiro dhe për të diskutuar së bashku se çfarë duhet bërë në këtë kohë të vështirë ekonomike. Për fat të keq, qeveria,  në vend që të ishte në krah të biznesit, në krah të familjeve në nevojë, i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të fatit dhe paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar ata, por kanë shkuar përsëri për të ndihmuar një grusht njerëzish, një grusht oligarkësh. Kjo është arsyeja se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë sesa në Kosovë, është më e thellë sesa në Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se vazhdon kështu, do të thellohet edhe më shumë. Do të jetë kriza më e thellë në të gjithë Ballkanin. Këtë, natyrisht, nuk e dëshiron askush, nuk mund ta pranojmë as ne si opozitë", tha Basha.  

Kryetari Basha parashtroi edhe disa prej hapave për rrugën e daljes së biznesit nga kjo situatë.

"Hapi i parë do të jetë që lekët e shqiptarëve të shkojnë tek njerëzit, t’i japim fund prokurorimeve korruptive, tenderëve sekretë, koncesioneve që po përthithin të gjithë paratë e njerëzve, t’i kthejmë ato në pagesa direkte, në radhë të parë për konsumatorët, për familjet në nevojë, për njerëzit që kanë humbur vendet e punës, që kanë humbur xhiron e tyre. Së dyti, përfitime për çdo biznes. Statistikat e fundit tregojnë se më pak se gjysma e atyre që duhet të përfitonin nga VKM-të gjysmake të qeverisë, nuk i kanë marrë këto para akoma", u shpreh Basha.

Ndërsa më herët Lulzim Basha ka takuar edhe pronarë  e punonjës të bizneseve në zonën e Xhamllikut tek njësia administrative numër 3.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 26/05/2020 17:36

    Tralala zura nje gale them ta bej pershesh me dhalle... 7x7=42

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/05/2020 16:31

    Tarravole krejt ky osht ftoh ne tajare

    Përgjigju
  • Ema: 26/05/2020 12:13

    Per cfar pandemie flet ti Lulzim qe i mblodhe njerezit ne shesh e i bertisje bashk me Monen qe ska pandemi e hiqni maskat e sot te vjen keq per ta qe shapin dyqanet je ti pergjegjes sot per te gjith ata te infektuar te rinj qe po dalin ne Tiran di vetem te flasesh po veprat e felliqesit e tua i kemi par ku te cojn .

    Përgjigju
  • Mondi: 26/05/2020 11:54

    Ti je kryetar I kafeneve debil

    Përgjigju
  • Saliu: 26/05/2020 10:37

    Po ik o lumadh

    Përgjigju
  • shiku: 26/05/2020 10:24

    Po benzin S500 e le ke shpia, ik o langaraq se nuk te beson me njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?