Një avari në avionin e linjës Singapor-Frankfurt ka sjellë ndërprerjen e udhëtimit të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në drejtim të Shqipërisë.
Kreu i qeverisë ishte për një vizitë dy ditore në vendin aziatik, i shoqëruar nga një delegacion në përbërje të të cilit ndodheshin ministra dhe përfaqësues të biznesit.
Kësisoj, i gjithë delegacioni, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, ka mbetur në Singapor si pasojë e një defekti në motorin e avionit të kompanisë gjermane, Lufthansa.
Avioni duhej të nisur nga pista e aeroportit rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar.
Aeroplani ishte parashikuar të nisej nga aeroporti "Changai" në 23:55 (19 janar) me orën lokale në Singapor, 16:55 me orën në Shqipëri.
Nga kompania u shty nisja e fluturimit për në 01:25 të mëngjesit të 20 janarit (Singapori është 7 orë përpara orës sonë) por përsëri fluturimi u anulua.
Mësohet se delegacioni do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë.
Ngjarja konfirmohet për Report Tv nga burime pranë delegacionit.

(Foto e disa kohëve më parë, aeroplani Airbus A380 ku do udhëtonte Rama drejt Frankfurtit. Me kuadrat të kuq njoftimi i aeroportit të Changai-t në Singapor për anullimin e fluturimit, i parashikuar të nisej në 23:55 me orën lokale, 16:55 me orën në Shqipëri)
Vizita e Ramës në Singapor
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Singapor, ku u prit nga homologu i tij, Lee Hsien Loong.
Gjatë këtij takimi, i pari mes dy krerëve të qeverive, theksi u vu në shfrytëzimin e potencialeve dhe eksperiencave që dy vendet ofrojnë në fusha me interes të përbashkët.
“Ishte kënaqësi që të dëgjoja nga Kryeministri shprehjen e interesimit për reformat që kemi bërë në Shqipëri si dhe për mundësitë për t’u afruar më shumë dhe për të tërhequr më shumë përsa i përket biznesit. Diskutuam edhe për rajonin. Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën, por edhe një hap që na afron më shumë”.
Rama ka evidentuar fushat, ku biznesmenë nga vendi aziatik mund të investojnë në vendin tonë.
“Shqipëria ka disa potenciale të rëndësishme, por fokusi gjithmonë është energjia, nafta, mineralet dhe turizmi. Ka interesim edhe për manifakturën apo agropërpunimin, gjëra të cilat ngjallën shumë interes dhe ishin materia e një diskutimi mjaft interesant. Diskutuam me Kryeministrin edhe për shkëmbime në interesin tonë, për sa i përket administrimit fiskal, pasi këtu ka një dije të madhe dhe një infrastrukturë shembullore për administrim fiskal si dhe për rendin publik, ku Singapori është kampion për sa i përket mënyrës se si e ka të organizuar të gjithë strukturën dhe për mënyrën se si ka arritur të krijojë një hapësirë sigurie të madhe, parashikueshmërie të plotë dhe kontributesh të përbashkëta, në funksion të një shteti mjaft social”.
Redaksia Online
(l.q/ a.ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com