Singapori vendi më i shëndetshëm
në botë, ja ku është Shqipëria

Singapori vendi më i shëndetshëm<br />në botë, ja ku është Shqipëria
Singapori është emëruar vendi më i shëndetshëm në botë, sipas një liste e cila i ka radhitur shtetet bazuar në të dhënat nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Lista e lëshuar nga Bloomberg radhitë çdo vend me një popullsi prej 1 dhe më shumë milion banorë, nga vendi më i shëndetshëm deri tek vendi më i pashëndetshëm në botë.

Radhitja e çdo vendi në listë ishte llogaritur në bazë të të dhënave shëndetësore të tyre, që tregojnë proporcionet e të rinjve që pinë duhan, numrin e njerëzve me kolesterol të rritur dhe të dhëna të tjera.

Singapori erdhi me një arritje totale prej 89.45%, Italia e dyta me 89.07% dhe Australia e treta me 88.33%.

Kosova nuk është shfaqur në listë, ndoshta për shkak të faktit se nuk është anëtare në Kombet e Bashkuara dhe mund të jetë llogaritur si Serbi. Por, në listë është Shqipëria, që ndodhet në vendin e 38-të.
lista





(Ja lista ku Shqipëria renditet e 38)

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar