Sinjale largimi, Orges Shehi pas humbjes në finale: I dërrmuar për ta nisur nga e para

Sinjale largimi, Orges Shehi pas humbjes në finale: I dërrmuar për ta nisur nga e para

Orges Shehi, trajneri i Tiranës

Tirana humbi dje 0-1 me Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë. Goli i Jackson në të 114 minutë i dha trofeun rrogozhinasve, kjo për herë të parë në histori. Në lidhje me dështimin e të tijve, trajneri i Tiranës ia ka vënë fajin zhvilimeve në ndeshjen kundër Bylisit. Për Orges Shehin lojtarët e tij janë heronj, ndërsa durrsaku 45-vjeçar jep sinjale largimi pas ofertës nga Shkëndija e Tetovës.

“Ka qenë një finale e vuajtur. Përsëritet historia. Ajo situata e ndeshjes kundër Ballshit na solli këtu me një ekip të përgjysmuar. Çunat janë heronj luajtëm 100 minuta me 10 vetë pa patur mundësinë për të bërë zëvendësime", tha durrsaku fillimisht.

 Më pas trajneri i Tiranës dha sinjale largimi, teksa oferta nga Shkëndija e Tetovës duket joshëse.

"Jam shumë i vrarë nga kjo situatë për të gjetur forca për të nisur nga e para. Duhet një forcë e madhe për të nisur nga e para, mund të ishim në një pozicion tjetër tani dhe sinqerisht nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ju siguroj që nuk ka lidhje me terma financiar", vijoi Shehi.

Nëse Tirana ishte me një dorë te dy trofetë, këtë sezon që lamë pas bardheblutë nuk mundën të siguronin një të tillë.

"Ishim pranë fitimit të 2 trofeve, por prej ndeshjes ndaj Bylisit nuk arritëm që të fitonim asnjë. Falënderoj tifozët. Nuk flas për të ardhmen tani, sepse koka është e nxehtë dhe nuk mund të marr vendime në këtë gjendje. Duhet një forcë e madhe për të vazhduar, duke ditur edhe gjendjen e lojtarëve, por edhe pezullimet e lojtarëve", tha trajneri Shehi për Oversport.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin