Sinjalet që po merr SPAK nga jashtë për veprimtarinë e zezë të Ilir Metës! Nga denoncimi i gazetës austriake, izolimi amerikan deri tek hetimi i anti-mafies italiane për fake news-et

Sinjalet që po merr SPAK nga jashtë për veprimtarinë e zezë të Ilir Metës! Nga denoncimi i gazetës austriake, izolimi amerikan deri tek hetimi i anti-mafies italiane për fake news-et

Ilir Meta

Shkrimin i gazetës austriake ‘Kronen Zeitung’, e cila denonconte se Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë (para të dyshimta) për lobim, për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, është sinjali i radhës që SPAK merr nga jashtë, për veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta, kundërshtar i përbetuar i zbatimit të reformës në drejtësi dhe pjesë e fronit anti-SHBA të Sali Berishës. Që nga viti 2019, kur SPAK u konstitua, por edhe më herët, nga jashtë kanë ardhur sistematikisht  mesazhe të qarta dhe të forta, duke e identifikuar Ilir Metës si një subjekt potencial i SPAK-ut dhe simbol i pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Po pse u alarmuar Meta nga shkrimin gazetës austriake, çfarë parandien dhe kush janë mesazhet ndërkombëtare që po tentojnë të vënë në lëvizje SPAK-un?

Denoncimi nga media austriake

Një shkrim gazetetën më e madhe të Austrisë “Kronen Zeitung”, e cila denoncon një histori korruptive të Ilir Metës, alarmoi tre ditë më parë Presidencën dhe LSI-në. Sipas gazetës austriake, Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë (Dorelita Limited), që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Po sipas gazetës, denoncuesi i aferës kërkon mbrojtje në Austri nga kërcënimet me vdekje që ai ka marrë, pasi zbuloi lëvizjen e parave. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mohuan akuzat, ndërsa thanë se do të padisin gazetën, por gjithsesi, artikulli është një sinjal i qartë për SPAK, për të nisur një hetim kryesisht, nisur edhe nga precedentët e mëparshëm të partive politike kryesore, të cilat kanë shpenzuar për lobim qindra mijëra euro, para këto në disa raste të pajustifikuara. Në vitin 2017, administrata e KQZ ka përgatitur një material, duke konstatuar se LSI-ja nuk justifikonte me burime të ligjshme paratë e shpenzuara për lobim në SHBA.

Izolimi 3-vjeçar amerikan

Që pas Ramiz Alisë, asnjë president shqiptar nuk është izoluar nga SHBA-BE si Ilir Meta. Që nga viti 2019, të gjithë zyrtarët e lartë amerikanë që kanë vizuar Shqipërinë, kanë përjashtuar Ilir Metën nga axhenda e takimeve. Çdo shmangie ka pasur jehonë mediatik pasi Ilir Meta është President dhe si i tillë përfaqëson kreun e shtetit shqiptar. Kanë refuzuar të takojnë Metën të Tiranë drejtori për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, në shtator 2019, Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker në 30 qershor 2021, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar në dhjetor 2021 etj. Prej tre vitesh, Ilir Meta është evituar jo vetëm nga zyrtarët amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë, por edhe nga ish zyrtarët amerikanë. Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Trump, shmangu jo vetëm Sali Berishën, por edhe Ilir Metën.

DASH flet për një aleat të korruptuar të Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit, si sot një vit më parë, tronditi politikën shqiptare me një vendim sa historik aq edhe të paprecedentë, duke shpallur non grata Sali Berishën dhe familjen e tij. Në njoftimin e datës 19 maj 2021 për shpalljen non grata të Sali Berishës, DASH flet për aleatë të përfshirë në korrupsion të Sali Berishës, të cilët ky i fundit i ka mbrojtur dhe është gati t'i mbrojë sërish nga ndëshkimi ligjor. Sipas DASH, Berisha "është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies". Sali Berisha dy aleatë kryesorë ka pasur gjatë ushtrimit të pushtetit 2005-2013, kohë gjatë të cilës DASH thotë se është përfshirë në korrupsion madhor. Ata janë Ilir Meta dhe Fatmir Mediu. Berisha është angazhuar për t’i shpëtuar që të dy nga ndëshkimi i drejtësisë. Por, Berisha u ekspozua fort në janar të vitit 2012, duke u dhënë një mesazh anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që të mos dënonin Ilir Metën, për të cilin prokuroria kërkonte dy vite burg për korrupsion. Ndërkaq, në janar 2022, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar paralajmëroi shpalljen e personave të tjerë non grata në rajon dhe në Shqipëri.

Anti-mafia italiane implikoi Metën në fake news-et me para të dyshimta

Në qershor të vitit 2020, anti-mafia italiane implikoi Ilir Metën në sponsorizimin e prodhimit të lajmit të rremë se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t'u groposur, në vitin 2017. Prokuroria italiane zbulo nga hetimet se pas skandalit qëndronte këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, i cili kishte porositur lajmin me qëllim për të goditur qeverinë Rama. Drejtësia shqiptare nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes se ku i mori paratë Ilir Meta për të sponsorizuar lajmin e rremë?!

Raporti sekret i OSBE për lidhjet me Halit Shahinin

Në vitin 2015, një raport sekret i OSBE, i cili rrodhi në media, trazoi politikën shqiptare. Raporti sillte informacione të mbledhur në mënyrë operative mbi veprimtarinë e figurave politike shqiptare. Në raport ndër të tjera thuhet se “Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”. Halit Shahini është një personazh i botës së krimit dhe pranë politikës. Në vitin 2014, Halit Shahini është dënuar me 23 vite për vrasjen Bujar Barçit, pas mosmarrëveshjeve për një disa investime në ndërtim. Këto pretendime të OSBE nuk janë hetuar deri më sot nga drejtësia shqiptare.

Jozef Hejsek implikoi Metën në aferën CEZ-DIA 

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar se Ilir Meta kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje. Jozef Hejsek ka dëshmuar se Ismailaj u trajtua si njeriu i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i ministrit të Punëve të Jashtme në atë kohë, Ilir Meta dhe i ish-kryeministrit Sali Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohë në Pragë, Qazim Tepshi. Jozef Hejsek e bëri këtë dëshmi më 26 tetor 2014 në Pragë për llogari të avokatëve të studios ligjore të OSHEE-së, Clifford Chance, në kuadër procesit të arbitrazhit që po zhvillohej në gjykatën e Vjenës, ku kompania e Kastriot Ismailajt, Debt International Advisory, kërkonte 130 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga OSHEE, pas largimit të CEZ. Hapja e procesit penal në Tiranë detyroi Kastriot Ismailajn që të tërhiqej nga arbitrazhi. Ismaliaj u dënuar me 11 vite burg, për vjedhjen e të paktën 5 milionë euro, por kokat e kësaj afera nuk u hetuan kurrë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër