Qeveria shqiptare është e angazhuar për të plotësuar sinjalistikën rrugore e cila shërben në uljen e numrit të aksidenteve. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ndërsa inspetoi punimet në aksin Tiranë – Rinas tha se është ulur numri i aksidenteve.
“Ne vazhdojmë aksionin për plotësimin e gjithë sinjalistikës në rrugët e Shqipërisë. Kjo është një nga nyjet e rëndësishme të aksit të veriut, sic është ky kryqëzimi që sapo del nga Aeroporti i Rinasit drejt qytetit te Fushëkrujës. Kjo punë do të vazhdojë edhe me një ndërhyrje shumë më të rëndësishme në aksin rrugor Tiranë - Kashar dhe pastaj më tej në Durrës me qëllim që rrugët të vijnë në standartin e domosdoshëm të sinjalistikës dhe sigurisë për t’i shërbyer ashtu siç duhet përdoruesve të tyre. Cështja e sinjalistikës rrugore është një prioritet madhor për ne prandaj ka marrë edhe angazhime më të mëdha buxhetore vitin 2014, por do të ketë angazhime edhe më të mëdha vitin e ardhshëm pasi akoma jemi shumë larg atyre raporteve të nevojshme midis investimeve kapitale dhe investimeve për mirmbajtje të rrugëve e sinjalistikë me qëllim që rruga të vij në standart. Pra ato standarte që jemi duke i përputhur plotësisht me standartin evropian", tha Haxhinasto.
Ai theksoi se për vitin 2014 rritja e investimeve buxhetore në sinjalistike është 2 fishuar. Ministri tha se për këtë vit fondi ka qënë rreth 10 milion dollar, por vitin e ardhshën në planifikojmë që ky fond të ketë rritje.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO