TIRANË- Sipërmarrës, të pranishëm sot në takimin e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kanë bërë thirrje këtit të fundit që të marrë pjesë në procesin e reformës Administrative Territoriale. Ata vlerësojnë se reforma, që është propozuar nga qeveria, është e domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve në vend. 
 
 SELAMI XHEPA: REFORMA ME EFEKTE TË RËNDËSISME NË EKONOMI DHE INVESTIME
 
Ish-deputeti i PD-se, dhe menaxheri i Kërkimeve në Qendrën Shqiptare për Tregun Ndërkombëtar, Selami Xhepa tha se: “Gjykoj se është në interes madhor të Shqipërisë që reforma Territorale të kryhet dhe Partia Demokrtike të mbështesë këtë proces që është me efekte të rëndësishme, jo vetëm ekonomike dhe në nivelin e kursimeve që garanton por në veçanti për të garantuar një manaxhim më të mirë në tërësi të burimeve ekonomike të kufizuara ndjeshëm, me të cilat përballen autoritetet lokale gjatë veprimtarisë së përdishme.
 
Por ajo që ne mund të sugjerojmë në këtë rast do të ishte që kjo reformë duhet shoqëruar me reforma reale të decentralizimit të pushtetit vendor. Pra, reforma territorale të mos konceprohet thjeshtë si një rikonfigurim gjeografik i hartës, por të rikonceptohet si një mënyrë, si një instrument për t’u mundësuar autoriteve lokale për një menaxhim real, efektiv të burimeve ekomomike.

Dhe kjo ndoshta do të ishte thelbi i brendisë së kësaj reforme, në të cilat Partia Demokratike ka të gjithë burimet e nevojshme për të kontribuar në mënyrë pozitive qoftë në nivelin qëndror dh në veçanti, duke patur parasysh edhe mbajtjen e ndjeshme që kemi në nivelelin vendor në shumë nivele.”

BUXHUKU: REFORMA ËSHTË E DOMOSDOSHME

Adsministratori i Përgjithshëm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, nënvizoi se reforma është e domosdoshme.

“Vlerësojmë që reforma Administraive Territoriale është e domosdoshme edhe për zhvillim ekonomik të vendit dhe nxitjen e investimeve. Në këtë kuptim, këshillojmë pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin në fjalë. Pjesëmarrja e Partisë Demokratike në këtë proces është e rëndësisë parësore për suksesin e reformës”, u shpreh Gjergj  Buxhuku.
 
JAKAJ: OPOZITA DUHET TË JAPË DORËN E BASHKËPUNIMIT PËR REFORMËN
 
Ndërsa, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj tha në tryezën e organizuar nga kryetari i PD-së Basha, se. “Edhe unë bashkohem me thirrjen e dy parafolësve që opozita duhet të japë dorën e bashkëpunimit. Pra, duhet të pranojë në rastet kur kemi oferta nga mazhoranca, qoftë për reformën aktuale, pasi është një ndarje që i shërben edhe partneritetit me sipërmarrjen private."

Sot, kreu i PD-së, njëkohësisht edhe i Bashkisë së Tiranës, organizoi një tryezë me temë “Ku po shkon ekonomia shqiptare” me pjesëmarrje të grupeve të interesit, biznesmenë, sipërmarrës dhe ekspertë të ekonomisë ku u diskutua mbi sfidat ekonomike dhe punësimin në vend.

 
Redaksia online
(esh/ shqiptarja.com)