Sipas astrologëve, këto janë tre
shenjat që bien shpejt në dashuri

Sipas astrologëve, këto janë tre<br />shenjat që bien shpejt në dashuri
Të biesh në dashuri, disa e mendojnë si një ngjarje të veçantë, ndërsa të tjerë e mendojnë si humbje të lirisë.

Shumë njerës i shmangen të rënit në dashuri por herët a vonë kjo gjë ndodh, dhe nga astrologët na vijnë parashikimet se tre nga shenjat e horoskopit bien më shpejt në dashuri se të tjerët.
 
Binjakët
Të qenit Binjak është shumë favorizues pasi janë shumë shenjë sociale. Duke qënë se e kanë të thjeshtë të përshtaten, binjakët e gjejnë veten të dashuruar shumë shpejt. Por kujdes, aq shpejt sa dashurohen, aq edhe të shpejtë janë për të harruar. Mendja e tyre ndërrohet aq shpejt sa nuk duhet t’i zësh besë.
 
Gaforrja
Kjo shenjë është kaq e ndjeshme dhe kaq emotive sa mjafton një fjalë për të blerë mendjen e tyre. Ata nuk e vendosin fare në punë logjikën kur vjen puna te dashuria. Gaforret janë njerëz të cilët afeksionohen shumë shpejt me të tjerët, dhe si pasojë edhe lëndohen shumë shpejt.
 
Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje kanë shumë besim te njerëzit dhe kjo i bën që edhe të afeksionohen shumë shpejt. Ato janë paqësore dhe të drejta dhe kështu preferojnë të shohin aspektet më të mira te të tjerët, edhe pse jo të gjithë e meritojnë këtë gjë. Peshoret kërkojnë balancë në jetën e tyre, prandaj edhe e kanë shumë të thjeshtë të bien në dashuri.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!