Në datat 8, 10 dhe 12 maj pritet të zhvillohet edhe për këtë vit festivali evropian ‘Eurovision 2018’ që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Tashmë është bërë e ditur se në festivalin e ‘Eurovizion-it’ do të ketë 3 artistë shqiptarë të cilët do të na përfaqësojnë denjësisht.
Këngëtarja, balerina dhe aktorja shqiptaro-greke, Eleni Foureria do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion.
Eugent Bushpepa, do të këndojë me flamurin kuq e zi, si fitues i Festivalit të 56 të RTSH, me këngën e “Mall” dhe Ermal Meta, është shqiptari fitues i edicionit të 68 të Sanremos. Kënga e tij “Non mi avete fatto niente”. “Nuk më keni bërë asgjë”, së bashku me kalabrezin Fabrizio Moro, do të jenë përfaqësuesit e Italisë në Eurovizion.
Sipas blogut zyrtar të “Eurovision”, “Wiwibloggs”, deri më tani fitus rezulton shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente” të cilët përfaqësojnë Italinë. Në vendin e dytë renditet Spanja dhe në vendin e tretë Franca.
Ndërsa Eugent Bushpepa renditet i katërti si favorit për të fituar Eurovizionin 2018.

(Sondazhi për këngën fituese të Eurovizion 2018)
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com