Gjatë dhënies së çmimit për punëdhënësim më të mirë të vitit, kryeministri Edi Rama tha se vlerësimi i sipërmarrjes është një hap i rëndësishëm. Kreu i qeverisë tha se ky aktivitetet do të kthehet në një traditë edhe për vitet e ardhshme.
“Kaluam epokë të gjatë në errësirë. Qeveria i admiron njerëzit e sukseshëm. Vlerësimi i sipërmarrjes është i rëndëisshëm, si një hap i parë dhe si një fillim modest, kjo mbrëmje i ka plotësuar dëshirat tonë. Por vitin e ardhshëm i kemi mundësitë të zhvillojmë edhe më mirë, dhe ta kthejmë në një aktivitet të traditës. Kur rezistoi festivali i RTSH-së, do rezistojë edhe sipërmarrja më shumë se 40 vjet”tha kryeministri Rama.
Çmime vlerësimi për aktivitetin e kryer i janë dhënë disa kompanive në prodhimin fason, në sektorin e turizmit, gruaja sipërmarrëse shqiptare, si dhe punëdhënësi më i mirë i vitit 2013.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)