Sipërmarrësi shqiptar në Angli, Ibrahimllari: Ka nisur testimi i vaksinës, do bëhet nga dy universitete prestigjioze

Në një lidhje skype për Report Tv, sipërmarrësi shqiptar në Angli,  Ermir Ibrahimllari tregon se testimet e vaksinës anti Covid-19 kanë filluar dhe deri më tani pjesë e tyre janë bërë katër vullnetar. Kurse deri në fund të vitit do të rekrutohen rreth 510 njerëz. Testimet po bëhen nga dy universitete prestigjioze, ai Oksfordit dhe ‘Inperial College London’ të cilët sipas Ibrahimllarit japin garancinë se vaksina do të dalë për gjashtë muaj.

Për sa i përket rikthimit në jetën normale, Ibrahimllari shprehet se qeveria po tregohet shumë e kujdesshme, ndërsa distancimi social ka qenë një sukses.

‘Janë dy universitete prestigjioze që kanë vazhduar testimet. Një është  universiteti i Oksfordit i kryesuar një nga shkencëtarët më me zë. Testimi i parë filloi dje. Janë katër njerëz që janë testuar.  Pritet që  të rekrutohen deri në 510 njerëz deri në fund të vitit. Shkencëtari i dytit që bën pjesë në këto testime është nga  ‘Inperial College London’. Testimet prite që te fillojnë në fillim të qershorit. Zakonisht një vaksinë merr  diku tek 10 vjet. Shumica e shkencëtareve, sidomos këto të dy që janë më me ze në botë mendojnë se do ta kenë vaksinën e duhur për gjashtë muaj. Kam informacione që kryesia e qeverisë së Boris Jonson  ka filluar që të angazhohet sërish në jetën politike, por jo të shfaqet në publik. Udhëzimi i doktorëve është që ai të rrije akoma. Orari është i shkurtuar. Për sa i përket kryesimit të qeverisë akoma nuk e ka plotësisht të tijën. Për Toni Bler pritet që të rikthehet sërish si këshillues për qeverinë. Ai ka shumë gjëra për të sjellë në tavolinë. Ato njohje që ka ai janë shumë të vlefshme për Britaninë. Ekonomia është e qartë se do shkoje drejt një recersioni. Është e qartë. Disa ekspertë thonë se kjo të ndodhe nga qershori, korriku. Në gusht do ndjehet me tepër. E pamë çfarë ndodhi me çmimin e naftës. Duket që do jemi në vështirësi. Rasti më i mirë është fundi i vitit 2021 për të shkuar aty ku kemi qenë para gjashtë muajsh. Janë duke u treguar shumë të kujdesshëm për hapjen. Distancimi social ka qenë një sukses. Pjesa më e madhe e kanë ndjekur distanicimin social. Ka dhe prej atyre xhepave që nuk e kanë zbatuar. Deri më 7 maj kjo rrugë do vazhdoje ashtu siç është. Në disa dyqane nuk lejohet servirja më shumë sesa për një person’, tha Ermir Ibrahimllari.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Direkt nga Lushnja.: 24/04/2020 16:52

    Po pse beheni qesharake. Me gjithe respektin per kete djalin sipermarres, nuk besoj se ky e ka fushen e tij testimin e vaksinave. Keto lajme i merrni me sakte ne Agjencine Britanike te Barnave, ose nga mediat zyrtare. Analizat ekonomike i ben Instituti i Statistikave te vendit qe ju intereson, dhe s´ken pse merreni me hamendjet e biznesmeneve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!