Sipërmarrësja Spathara: Sekretet  
  e dashurisë për tradicionalen

Sipërmarrësja Spathara: Sekretet  <br />  e dashurisë për tradicionalen
E ëndërruar për të qenë e bukur, tani aq e bukur sa për tu ëndërruar… Thuhet se në këtë vend përrallor Skëndërbeu i dha puthjen e parë Donikës dhe sot aty ngrihet plot madhështi kështjella e rinisë dhe e dashurisë… Gjithçka është magjike, pasi çdo detaj është i realizuar me pasion, guxim, këmbëngulje, por mbi të gjitha ai është i krijuar për të falur momente të paharrueshme duke zënë pak vend te kushdo që e takon atë, për tu rikthyer besnikërisht përsëri.

Në këtë numër të radhës, ne sjellim një tjetër histori suksesi, atë të Alma Spatharës dhe bashkëshortit të saj, ku me punë dhe këmbëngulje kanë ngritur resortin “Castel Park”, por sigurisht kanë sjell risi dhe punëism edhe tek të gjithë të rinjtë që duan të punojnë dhe të kenë një të ardhme të sigurt. Përmes këtij rrëfimi, Alma na tregon hap pas hapi punën e palodhur, por plot mbarësi që kanë pasur gjatë këtyre 13 viteve që në nisjen e kësaj sipërmarrje. Ajo madje thekson se veç ushqimeve dhe ambientit tradicional që kanë ngritur, tashmë operojnë me paketa, ku rafting, hipizmi apo edhe ‘Kayaking’ kanë afruar turistët me historinë 2400 vjeçare të qytetit të “Një mijë e një dritareve”.
 
Një rrugëtim i gjatë me punë dhe sukses, por edhe një resort ku tradita dhe modernja ndërthuren me finesë në pragë të festave?
Gjihtçka nis nga pasioni si fillim. Edhe kjo punë dhe ky biznes që kemi ngritur ka lindur nga pasioni së pari, pastaj me punë dhe duke dashur ushqimin dhe traditën tonë, çdo gjë që është tipike e popullit dhe qytetit të Beratit na ka bërë  të jemi të suksesshëm dhe të dashur për klientët. Me kalimin e kohës duke përmirësuar shërbimet dhe duke vënë në provë idetë e reja, kjo ndoshta ka qenë pika e suksesit.
 
Në këtë resort gjithçka është shqiptare, ndoshta kjo është dhe një mundësi e mirë për gjithë të rinjt që kanë zgjedhur të orientohen drejt profileve të punësimit në zonat e tyre?
E gjithë kjo eksperiencë e jona gati 13 vjeçare më ka bërë të kuptoj këtë gjë që ne, duhet të mbajë fortë traditat e qytetit. Ne jemi me fat që jetojmë në qytetin e Beratit, me Kështjellën dhe me muzeumet, por edhe me profesionet ose zanatet që ata kanë trashëguar me shekuj.

Banorët e beratit shquhen për zanatet, ku një ndër këto ëhstë përpunimi i hekurit, gëdhendja e drurit, punimi i veshjeve popullore, punimi me grep dhe biza të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet ti humbasim si zanate, madje duhet tiu japim përparësi këtyre vlerave. Ne jemi një vend me tradita dhe vlera të mëdha kulturore, për këtë arsye edhe sheti duhet të investoj dhe të nxis të rinjt drejt këtyre zanateve duke ju krijuar edhe mundësi të mëdha punësimi. Prandaj secili nga ne duhet të hedh një gurë, në mënyrë që tia trashëgoj fëmijëve këto vlera dhe tradita që ne kemi pasur për shekuj me radhë. Unë mendoj se këta profesione janë sekreti i çdo suksesi, madje janë fitimprurës madje do të vazhdojnë të jenë të suksessëhm edhe në të ardhmen.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)