Pas draftit paraprak të Komisionit të Venecias, ku thuhej se Presidenti Ilir Meta, ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit,  ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca.

Ka qenë zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, e cila në një reagim në Twitter, i ka kujtuar Presidentit Meta, deklaratën e tij dhënë disa javë më parë, ku deklaronte se nëse Komisioni i Venecias do të thoshte se kishte shkelur Kushtetutën, do të jepte dorëheqjen.

Siropali shkruan se Meta nuk do ta mbajë fjalën e dhënë, edhe pse ai e shkeli Kushtetutën për zgjedhjet e 30 qershorit.

“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha http://çimit.net kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias”,-thuhet në një reagim në Twitter.

Komisioni i Venecias në raportin paraprak të siguruar nga Shqiptarja.com, theksonte se zgjedhjet nuk mund të anulohen pse disa subjekte partiake nuk futen në zgjedhjet.

Sipas Spiropalit, zgjedhjet e 30 qershorit morën edhe bekimin e Komisionit të Venecias.