Në Genova ishte ora 9.37, kur një nga urat simbol në Itali, përmes shpërthimit të kontrolluar, u shemb në tokë.
Ishte një lamtumirë e çuditshme për një urë që ka "tradhëtuar" komunitetin. Mjafton të kujtojmë 14 gushtin e vitit 2018 kur si pasojë e shembjes së saj humbën jetën 43 persona.
Mega operacioni i drejtuar nga Mbrojtja Civile bëri të mundur evakuimin e rreth 3400 personave që ende banonin në zone.
Shpërthimi ndodhi siç ishte planifikuar. Pas vonesës së shkaktuar nga një qiramarrës i cili nuk donte të evakuohej nga apartamenti i tij, në orën 9.37 ndodhi shpërthimi.
Nje re e madhe e bardhë mbuloi ndërtesat rreth e rrotull urës, pastaj heshtja veshi vendin.
Shembja e urës simbol do ti hapë rrugë ndërtimit të një ure të re mbi lumin Polcevera, e cila pritet të përurohet në pranverën e vitit 2020.