'Sirena' turke për Strakoshën, portieri i Kombëtares pranë Fenerbahce-s

'Sirena' turke për Strakoshën, portieri i Kombëtares pranë Fenerbahce-s

Thomas Strakosha (djathtas)

Thomas Strakosha vijon vuajtjen në Angli, teksa nuk është titullar në Premier League me Brentford. Gardiani i Kombëtares po sheh mundësinë e largimit në janar dhe pista më e fundit është ajo turke. Sipas mediave, Fenerbahce po mendon që të huazojë për të paktën gjashtë muaj 27-vjeçarin.

Portieri aktual i Fenerbahce-s, kapiteni Altay Bayindir nuk është duke kaluar një formë të mirë dhe gjiganti turk është duke kërkuar një portier të ri. Brentford është gati ta lejoj largimin e Strakoshës edhe si huazim për gjashtë muaj, por dëshiron t’i vendos një klauzolë largimi prej pesë milionë euro. Kujtojmë se më herët Strakosha ka luajtur për klube si Panionios, Lazio dhe Salerniatana.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur