Nuk ndalen përshkallëzimi ushtarak dhe deklaratat politike mes Bashar Al Asad dhe Rexhep Tajip Erdogan, pas vrasjes së të paktën 10 turqve, përfshirë 5 ushtarë.
Sot presidenti turk tha se Turqia nuk do të tolerojë sulmet e forcave të regjimit të Asad në Idlib dhe se nëse nuk i jepet fund luftimeve dhe bombardimeve në zonat e monitoruara nga forcat turke, Turqia do të veprojë duke ndërhyrë ushtarakisht.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka reaguar gjithashtu duke thënë "Ne po përpiqemi që Rusia të ndalojë arrogancën e regjimit të Asadit, duke shtuar edhe se “Turqia zyrtare nuk i gjen me vend pretekstet e rusëve që pretendojnë se nuk mund ta kontrollojnë plotësisht regjimin sirian".
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Sirisë u prishën në vitin 2011 dhe sot të dy vendet dialogojnë me njëra-tjetrën përmes ndërmjetësimit të Moskës që mbetet aleati i Asadit.
Turqia shpreson se Rusia do të respektojë detyrimet e saj në bazë të marrëveshjeve të Astana dhe Soçi.
Situata e civilëve në Siri mbetet kritike. Rreth 600,000 persona janë shpërngulur nga banesat dhe tokat e tyre dhe janë vendosur përgjatë kufirit turk ndërkohë që Ankaraja akuzon Moskën se nuk ka bërë asgjë përballë sulmeve të regjimit në një zonë ku jetojnë 3.5 milion njerëz.
/Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po
Përgjigju