Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, prezantoi në Asamblenë e Përgjithshme, raportin final të misionit të Kombeve të Bashkuara, që kishte si detyrë të hetonte përdorimin e armëve kimike në Siri.
Ban Ki-moon, ka shprehur preokupimin e tij përsa u përket provave, të cilat konfirmojnë përdorimin e armëve kimike kundër civilëve dhe kundër qendrave ushtarake. Gjatë prezantimit të këtij raporti 82-faqësh, Ban Ki-moon ka hedhur dhe një apel, përsa u përket përgjegjësve që shkaktuan këto masakra dhe që të vihen përpara drejtësisë.
Raporti përfundimtar i dorëzuar ditën e premte, ku paraprakisht u bë e ditur se 5 nga 7 raste të analizuar, konfirmojnë përdorimin e lëndëve kimike kundër popullësisë. Gjithashtu, në raport bëhet e ditur se inspektorët nuk janë në gjendje të japin fakte konkrete për përdoruesit e këtyre armëve.
Dëshmitarët thonë se mund të ketë qenë edhe një `bombë me sarin` e hedhur nga një avion në Khan al-Assal, që është një nga vendet në qendër të hetimeve, nga inspektorët e OPAC.
Misioni i Kombeve të Bashkuara, e përfundon raportin, në të cilin thuhet se të besueshme në lidhje me sulmet e kryera në disa vende, ndërkohë që nuk ka qenë e mundur të mblidhen informacione të sakta, në disa vende të tjerë. Gjithashtu, në disa raste, ekspertët nuk kanë arritur të vendosin lidhje të drejtpërdrejta mes sulmeve, vendngjarjes dhe viktimave.
Raporti i diskutuar ditën e premte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të diskutohet edhe në Këshillin e Sigurisë, ditën e hënë të javës së ardhshme.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com