Turqia ka përforcuar sistemin e sigurisë në kufi me Sirinë, pasi militantët e shtetit islamik u përpoqën të vinin nën kontroll një post kufitar në kufirin turk gjatë natës, çka çoi edhe në revoltimin e luftëtarëve kurdë.
 
Ekstremistët e ISIS po përpiqen prej më shumë se një muaji të vënë nën kontroll Kobanin, pavarësisht sulmeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në pozicionet strategjike të tyre që kanë lënë të vdekur qindra militantë islamikë.
 
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili monitoron dhunën në konfliktin 3.5 vjeçar të Sirisë kanë konfirmuar 815 persona të vrarë në luftimet për qytetin gjatë 40 ditëve të fundit, ku më shumë se gjysma e tyre janë luftëtarë islamikë.
 
Për të ruajtur portat kufitare, mënyra e vetme zyrtare për luftëtarët kurdë në Kobani që kalojnë nëpërmjet Turqisë, do të ishte një goditje e madhe kundër ISIS në mbrojtje të qytetit dhe civilëve kurdë që kanë mbetur aty.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)