Siri, bomba ruse dhe siriane mbi Idlib, mijëra njerëz në arrati

Siri, bomba ruse dhe siriane mbi Idlib, mijëra njerëz në arrati

Siri forcat qeveritare kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj krahinës të konsideruar rebele të Idlib. Bombardimet janë kryer mbi të paktën një duzinë fshatrash duke detyruar mijëra civilë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Klima e ftohtë dhe kriza humanitare i ka lënë vendasit pa ndihma humanitare pasi më 20 dhjetor, Rusia dhe Kina votuan në Këshillin e Sigurimit të OKB kundër një rezolute që do të zgjasë dërgimin e ndihmës për rajonin përtej kësaj date.

Ndërsa bastisjet në Idlib po shtohen, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsërit qëndrimin e tij: mbyllje totale për pritjen e refugjatëve të tjerë në Turqi, e cila sipas tij "nuk mund të përballet më me një valë të re të imigracionit nga Siria".

Sipas OKB, bombat ruse dhe ato të regjimit të Asad, kanë detyruar largimin e më shumë se 80,000 sirianëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë